Tensione në veri të Kosovës/ Presidenti Begaj telefonatë urgjente me komandantin e KFOR-it, zbardhet biseda

Lajme

Tensione në veri të Kosovës/ Presidenti Begaj telefonatë urgjente me komandantin e KFOR-it, zbardhet biseda

Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:33
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Komandanti i KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

Në njoftim thuhet se Begaj ka shprehur mbështetje të plotë për misionin e KFOR’it dhe aktivitetet e tij dhe se u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar dje në protestë.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetje të plotë për misionin e KFOR’it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në protesta”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, KFOR ndërhyri dje ndaj protestuesve serbë në Zveçan, pasi ata paraprakisht nuk iu bindën thirrjeve që të shpërndaheshin.

Protestuesit u përleshën me trupat e KFOR-it dhe përveç 30 ushtarëve të lënduar, është raportuar edhe për dhjetëra të lënduar nga ana e protestuesve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat