Kriza në veri të Kosovës dhe krisja e SHBA-BE me kryeministrin Albin Kurti tregon që dialogu ka dështuar.
Në A2CNN analisti Dritëro Arifi deklaroi se zbatimi i marrëveshjes së asociacionit do të ishte autogol për qeverinë Kurti.
Kjo pasi Vetëvendosje e ka kundërshtuar me forcë kur ka qenë në opozitë.
“Dialogu ka dështuar dhe qeveria e Kosovës po heziton të zbatojë asociacionin dhe ka mosbesim që pala tjetër nuk do të lëvizë nga pika e parë. VV e ka kundërshtuar me çdo qenie të saj dhe do ishte autogol për Kurtin asociacioni. Marrëveshja e 2013 është e ratifikuar në kuvend unë mendoj që palët do ulen. Brenda dy javëve do të kemi një përgjigje të saktë. Status quo-ja nuk do të tolerohet nga ndërkombëtarët, do të kërkojnë zgjidhje. Do të kemi të njëjtin përfundim si me tabelat, do të plotësohet të gjitha kërkesat amerikane”-ka deklaruar ai.