Politikani serb, Boban Bogdanoviq ka reaguar pas postimit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq rreth sulmeve në Izrael.
Ai ka shkruar se Vuçiq ka manipuluar me reagimin e tij pasi i njëjti ka lënë jashtë përdorimit fjalën terrorizëm.
“Deklarata juaj është skandaloze dhe është në përputhje me sulmin e fundit terrorist në Kosovë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nuk po gjykoni, mos gënjeni, se me qëllim e keni lënë jashtë fjalën “terrorizëm”! Nëse do të ishit i sinqertë, deklarata juaj do të thonte: “Unë dënoj sulmet e tmerrshme TERRORIST ndaj Izraelit.” Deklarata juaj është skandaloze dhe është në përputhje me sulmin e fundit terrorist në Kosovë!