Ministri ​Sveçla do të vizitojë Italinë

Lajme

Ministri ​Sveçla do të vizitojë Italinë

Më: 31 maj 2024 Në ora: 14:31
Foto nga vendngjarja

Ministri i Punëve të Brendshme priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Antonello De Riu.

Ata biesduan mbi situatën e sigurisë dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral, i cili do të konkretizohet me vizitën e ministrit Xhelal Sveçla në Itali në ditët në vijim.

Në takim u diskutua edhe mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat