Konflikte familjare në Kosovë janë shtuar sidomos kohëve të fundit.
Pothuajse çdo ditë në raporte policore lexohet për dhunë fizike brenda familjes, qoftë djali ndaj babait, qoftë vëllai ndaj vëllait, ndaj motrës apo gruas.
E një konflikt verbal mes vëllezërve është bërë viral në media.
Një mërgimtar i ndalur në shesh nga gazetarja, rrëfen sesi vëllezërit e tij e donin për interes.
Mërgimtari tregon sesi ata nuk e thërrasin më dhe për këtë ai i quan vëllezërit të poshtër.
Personi madje edhe i “mallkon” vëllezërit, duke i thënë “akshami mos t’i nxoftë”.
“Më mirë mos t’i kisha pasur hiç ata vëllezër. Pse?” Sepse është ajo fjala “sa pata pula e qurrana pata 100 jarana”. Unë sa kam qenë në luftë, anej knej, 4 shtëpi i kam bërë, sa pata nihere krejt “aa ku po don, çka po don”, tash sa ua pata nal qe 5 vjet ua kam nal, tash as nuk dalin të më marrin, as telefon nuk më bëjnë, as s’më thirrin, as hiç, hiç. O akshami ata mos t’i nxoftë, vëllezërit e mi akshami mos t’i nxoftë se më të poshtër, vetëm për interes, gratë i kanë të poshtër, vetë janë të poshtër”, thuhet në video nga mërgimtari.