Dalin detaje të reja mbi vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi

Lajme

Dalin detaje të reja mbi vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi

Nga: Bota sot Më: 19 korrik 2024 Në ora: 14:19 Përditësuar në ora: 08:33 më 20.07.2024
Personi i vrarë është Faton Hajrizi

Dalin detaje të reja mbi lëvizjet e Faton Hajrizit në Serbi, ja sa kohë iu desh për të mbërritur te vendi ku u vra

Nga: Bota sot

Mediat serbe, kanë publikuar detaje të reja mbi lëvzjet e Faton Hajrizit nëpër Serbi.

Sipas “Blic”, Hajrizit i janë dashur 2 orë e 44 minuta për të mbërritur nga vendi ky dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, te streha ku u vra, përcjell Bota sot.

“Faton Hajrizi, pasi vrau policin Nikolla Krsmanoviq (34) dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliq (50), iku dhe u fsheh në një fabrikë të braktisur 11.4 kilometra larg vendit të krimit, ku u zbulua dhe u vra pasi hapi zjarr ndaj policisë.

Iu deshën 2 orë e 44 minuta për të arritur në vendin e fshehjes, ku u fsheh deri në mëngjes, kur u nis gjoja për të kërkuar një rrugë shpëtimi”, shkruan media serbe.

Për rastin, ka rrëfyer edhe një banore.

“Djali im vuri re diçka që po ndodhte mbrëmë. Qentë lehnin, por ai nuk qëlloi. Ndoshta që të mos e dëgjonin. Ai e pyeti kunatin tim se si mund të shkonte në banjë. Nuk dinte serbisht. Kuptuam vetëm “faleminderit” dhe “Mali i Zi”. Më vonë e kuptuam se çfarë po na kërkonte. Mbi krahun e tij kishte veshur një xhaketë lëkure. Ai ndoshta kishte një armë në atë dorë. Ai po shkonte tatëpjetë, në drejtim të vendit ku sulmoi policinë dhe ku u qëllua" – ka thënë ajo.

"Hajrizi ka qenë duke vrapuar nëpër rrugë kur ka ardhur një veturë e policisë dhe ka qëlluar në të. Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i shpejtë i policëve që ishin në patrullë".

"Më pas polici e plagosi dhe Hajrizi filloi të çalojë. Ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt" – thotë një burim i “Blic” me njohuri për hetimet. Siç mësohet, ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtëna në drejtim të policëve serbë.

Ekzekutimi i Faton Hajrizit, versionet se si u lokalizua dhe u vra

Pas rreth 40 orësh kërkime, Faton Hajrizi është lokalizuar dhe vrarë nga policia serbe dje gjatë ditës. Hajrizi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e tij. Identiteti i tij u konfirmua tek në mbrëmje. Mediat serbe kanë dhënë disa versione se si u lokalizua Hajrizi. Ju sjellim një përmbledhje të tyre.

Gazeta beogradase “Blic” ka publikuar detaje rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Loznicë të Serbisë.

Sipas një versioni të tyre, Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë.

Sipas gazetës, Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.

Lajmin e plotë lexojeni KETU

“U qëllua në këmbë, nuk u ndal, i gjuajti policët – pastaj…” – Dalin detaje të reja nga momenti kur u vra Faton Hajrizi

Gazeta beogradase “Blic” ka publikuar detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Loznicë të Serbisë. Sipas një versioni të tyre ,Faton Hajrizi, ka qenë duke vrapuar në një rrugë kur aty ka kaluar një patrullë e policisë.

Sipas gazetës, Hajrizi ka filluar të qëllojë në drejtim të tyre.

‘Siç mësojmë, Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i policëve që ndodheshin në veturën patrulluese. Pasi policia e plagosi Hajrizi filloi të çalojë, ai u përpoq të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt”, shkrun Blici serb duke u thirrur ne hetues policorë.

Media ka publikuar fotografi të xhaketë së lëkurës së Faton Hajrizit dhe të veturës së policisë të shpuar nga plumbat.

Tutje, duke u thirrur në burime media serbe shkruan se dyshohet se Faton Hajrizi i ka thyer celularin dhe e ka hedhur.

Image
Xhaketa e Faton Hajrizit

Për vrasjen e tij ka komentuar edhe Ministri serb Ivica Daçiq, i cili tha se Hajrizi ka shkrepur 9 plumba dhe se dorëzimin s’e ka pasur në agjendë.

“Kur erdhi policia ai hapi zjarr, policia gjuajti dy herë, ai filloi të ikte. Ai zbrazi nëntë plumba, policia e likuidoi, ai nuk e kishte dorëzimin në axhendën e tij, ai është një kriminel mizor, ka kryer  pesë apo gjashtë vrasje”, thotë Daçiq.

“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, serbët i vërsulen me ofendime partnerës së Faton Hajrizit - ja komentet

Partnerja e Faton Hajrizit, ka publikuar një fotografi të bërë më herët bashkë me të dhe prindërit e tij.

Meqë profili i saj në Instagram është publik, shumë serbë i janë vërsulur me komente ofenduese dhe fyese.

“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, “Hajdeni sërish në Serbi”, janë vetëm disa prej komenteve të serbëve ndaj Liridona Shalës.

Image
Komentet e serbëve
Image
Komentet e serbëve

Përveç kësaj, fyerje e sharje me fjalët më të rënda janë përdorur ndaj partneres së Faton Hajrizit, në disa komente të tjera.

Ajo në mbishkrimin e fotografisë, ka shkruar: “Oh bre ku na i le ëndrrat tona, ku e le babën e nanën, qysh na le edhe ike kaq shpejt. Oh Zot bree gjithmonë i pavdeshëm ke qenë oj dashni”.

Image
Komentet e serbëve
Image
Komentet e serbëve

Pas konfirmimit të vrasjes së Faton Hajrizit nga policia serbe, e dashura e tij ka publikuar edhe një video në TikTok.

Vrasja e Faton Hajrizit, Serbia e konfirmon edhe zyrtarisht me emër e mbiemër

Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e ministrisë, kanë njoftuar për vrasjen e Faton Hajrizit.

Në këtë komunikatë, Faton Harjizi përmendet me emër e mbiemër si person që është eliminuar nga forcat serbe pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri derisa gjendej në arrati.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës sot pas lajmin për vrasjen, kanë kërkuar nga Serbia që të idenfitikohet personi i vrarë./G

Vrasje, grabitje e shumë arratisje - Kush ishte Faton Hajrizi?

I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova, Faton Hajrizi përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.

Nga vrasjet deri te vjedhja e telefonave - Për çfarë u akuzua Faton Hajrizi?

“U rrit në rrethana të mira familjare dhe shkoi mirë deri në kohën e luftës”.

Kjo ishte një ndër fjalitë përshkruese për historinë jetësore të Faton Hajrizit, nga fshati Klinë e Ulët në Skenderaj, në një dokument gjyqësor të vitit 2001.

Ky dokument është më i hershmi në historinë penale të Hajrizit që nisi në fillim të vitit 2000, pak muaj pasi kishte përfunduar lufta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Gjykatat e Kosovës, ai ishte dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje.

Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000. Atë kohë ai ishte 15-vjeçar.

Siç përshkruhet në një vendim të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, vrasja kishte ndodhur në një nga sheshet e Skenderajt, pasi Hajrizi fillimisht ia kishte marrë armën ushtarit dhe më pas e kishte plagosur.

Ushtari me inicialet I.K më pas vdiq më 2 mars të atij viti nga plagët e marra.

Hajrizi ishte paraburgosur në qendra të ndryshme paraburgimi që nga fillimi i vitit 2000, ndërsa me një aktvendim të marsit të vitit 2001, atij i ishte shqiptuar një “masë edukuese” prej një deri në pesë vjet, që do të vendosej me saktësi më vonë.

Me këtë masë, ai do të dërgohej me një “Qendër Edukimi” dhe “do të ishte nën mbikëqyrje të një ekipi profesional”.

Nuk dihet se ku saktësisht ishte dërguar Hajrizi pas këtij vendimi.

Por, në disa intervista që ai i kishte dhënë muajt e fundit për mediat e Kosovës, ai pretendon se ishte dërguar në vazhdimësi në Qendra Korrektuese së bashku me të rritur dhe jo me të mitur, kategori së cilës i takonte në atë kohë.

Faton Hajrizi në një intervistë për Betimin për Drejtësi, të transmetuar në Kohavision, gjatë kohës sa po vuante dënimin në Burgun e Dubravës më 04.05.2024

Përveç për vrasjen e ushtarit, në aktvendimin e vitit 2001, Hajrizi u dënua edhe për një rast të tentim-vrasjes, tri raste të vjedhjeve kryesisht të pjesëve të veturave, dhe dy raste të keqpërdorimit të veturave (shfrytëzim pa leje të tyre).

Të gjitha këto vepra, sipas gjykatës, u kryen kryesisht nga fillimi i vitit 2000 deri në fillimin e vitit 2001, në Skenderaj, Drenas, Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut.

Vendimi i dytë gjyqësor për Faton Hajrizin u mor sërish nga Gjykata e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, më 24 janar të vitit 2008.

Kësaj here ai u dënua për dy vepra të grabitjes së armatosur, që sipas gjykatës, i bëri në bashkëpunim me dikë tjetër me iniciale B.B, në vitin 2006, në Skenderaj.

Në këto grabitje, ata morën para, telefona, cigare e mbushje telefoni.

Hajrizi u dënua, po ashtu, për armëmbajtje pa leje.

Atij iu shqiptua dënimi me gjashtë vjet burgim dhe iu konfiskuan armë.

Në kohën e dënimit ai kishte qenë duke qëndruar në paraburgim nga maji i vitit 2006.

Gjykata Themelore në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Faton Hajrizi ishte dënuar edhe nga kjo gjykatë në vitin 2019, për vrasje në tentativë.

Këtë herë ai ishte dënuar me një vit burgim.

REL-i nuk ka arritur të sigurojë të dhëna nga gjykatat e tjera vendore në lidhje me raste të mundshme penale apo dënime të Faton Hajrizit.

“Nga dritarja e tualetit e ventilatori”- arratisjet e Faton Hajrizit

Hajrizi besohet të jetë arratisur për rreth 9 herë nga institucionet korrektuese të Kosovës, ndonëse Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk e ka konfirmuar numrin e saktë. Madje, ai ka deklaruar për mediat në Kosovë që ka ikur edhe nga baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel.

SHKK-ja, kishte thënë se deri në kohën e arratisjes, në korrik të vitit 2024, Faton Hajrizi kishte mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit të tij me burgim, ndërsa i mbeteshin edhe 7 vjet e 6 muaj burgim.

Viti 2000

Shumë pak kohë pasi ishte burgosur për herë të parë, Hajrizi arriti të arratisej nga vendi ku po mbahej.

Shumica e arratisjeve të tij, të paktën tri ose katër, kishin ndodhur rreth vitit 2000, siç përshkruhet nga dokumentet zyrtare dhe nga vetë Hajrizi në intervistat e dhëna për media.

“Vetëm në gjykatë jam trajtuar si i mitur, jo në burgje”, kishte thënë Hajrizi në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, të transmetuar në Kohavision.

Sipas tij, arratisjen e parë e kishte kryer nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore rreth orës 5 të mëngjesit, duke dalë nga dritarja e tualetit.

Në arratisje të tjera, Hajrizi pretendonte se kishte prerë edhe grilat me sharra të kontrabanduara nga jashtë, si dhe kishte përdorur ventilatorin si dalje.

Vetë Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Veriut në aktvendimin për dënimin e tij më 2001, përmend se 15-vjeçari në atë kohë ishte arratisur një herë nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë në mars të vitit 2000 dhe një herë tjetër në nëntor të atij viti, në Qendrën e Paraburgimit në Skenderaj.

Ndonëse nuk e saktëson numrin, në vendim po ashtu thuhet se “i paraburgosuri bëri përpjekje dhe ia doli të shpëtonte disa herë nga burgu”.

Viti 2005

Një arratisje tjetër e Faton Hajrizit përshkruhet në një raport të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Sipas këtij raporti, Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Pejës në gusht të vitit 2005 dhe më pas ishte kapur sërish në tetor të vitit 2006.

“Ai mbeti në paraburgim në fund të vitit (2006)”, thuhet në raport.

Viti 2007

Së bashku me gjashtë persona të tjerë, Faton Hajrizi ishte arratisur edhe nga Burgu i Dubravës, në Istog.

Sipas raportimeve të mediave në atë kohë, “pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit janë pritur nga persona të tjerë, të cilët kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut”.

Viti 2012

Kësaj radhe në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Faton Hajrizi u arratis gjatë shëtitjes ditore.

Sipas raportimeve, ai kishte kapërcyer murin e oborrit, duke “u kapur për një ulluk të ujit të shirave dhe përmes telave gjemborë disa rrathësh, ka kërcyer nga muri i lartë disa metra”.

“Tri krisma nga pistoleta ‘Glock 19’ e gardianit kanë alarmuar situatën dhe shumë shpejt gardianë e policë janë vënë në ndjekje të të arratisurit”, kishte deklaruar atëherë Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, për mediumin Kallxo.com.

Viti 2024

Të paktën në muajt e fundit, Faton Hajrizi po qëndronte në burgun e “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, që do të thotë në masa të ulëta sigurie.

Sipas zyrtarëve të SHKK-së, ai kishte shfrytëzuar disa herë të drejtën për të shkuar në shtëpi gjatë fundjavës dhe madje kishte bërë kërkesë për të bërë punë jashtë institucionet korrektues.

Arratisja e tij kishte ndodhur më 6 korrik rreth orës 1 pas mesnate.

“Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur me kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave”, ishte thënë në komunikatën e SHKK-së.

Kërkesa e Policisë së Kosovës për bashkëpunim për gjetjen e Faton Hajrizit që ishte arratisur nga burgu në Smrekonicë.

Arratisja e tij pastaj bëri bujë në rrjetet sociale pasi Hajrizi postonte video kryesisht në platformën TikTok, duke sfiduar institucionet që po e kërkonin.

“Nuk mund të më kapni”, ishte mesazhi dominues nëpër video.

Vrasja e policit në Serbi dhe arratisja e fundit e Hajrizit

Pas arratisjes së fundit më 6 korrik, vendndodhja e Hajrizit nuk u dit për një kohë.

Emri i tij nisi të përmendej sërish më 18 korrik, kur në Serbi u raportua vrasja e një zyrtari policor, në qytetin perëndimor të Lloznicës.

Sipas dyshimeve fillestare, dorasi kishte ikur, ndërsa në vendngjarje ishin gjetur dokumentet e një personi të quajtur Artan Hajrizi.

Më vonë u mësua se Artani ishte vëllai i Fatonit, i cili u paraqit nga Gjermania duke pretenduar se i vëllai ia kishte vjedhur dokumentet për t’ia përdorur për arratisje.

Si i dyshuar për vrasje, Fatoni ishte në kërkim nga autoritetet serbe për disa orë, derisa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ai ishte vrarë derisa po ikte nga Policia.

Megjithatë, ministri serb i Punëve të Brendshme, Daçiq, tha se autoritetet serbe do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi, që sipas tij dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë rast./REL

Dëshmitari rrëfen momentin e vrasjes së Hajrizit: Dëgjova të shtëna dhe e pashë duke u rrëzuar

I arratisuri nga Burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, raportohet se është vrarë sot nga policia serbe.

Në lidhje ngjarjen ka folur edhe një dëshmitar, Midorag Kojiq, i cili tha se ishte në shtëpi kur dëgjoi të shtënat.

“Pashë nga dritarja dhe pashë një burrë, i cili më vonë kuptova se ishte personi që vrau policin. Doli nga pylli dhe filloi të vraponte lartë në kodër. Menjëherë u ngjita në tarracë ku pata një pamje më të mirë”.

“Dëgjova sërish të shtëna dhe pashë momentin kur ai ra në bar. Pak sekonda më vonë, forcat tona speciale dolën me vrap nga pylli dhe duke qenë se nuk kishin pamje të mirë për shkak të barit të lartë më pyetën se ‘a ra, a ra?’”, tha Kojiq, shkruan Kurir.

Ai më tej tha se e konfirmoi për policinë serbe se njeriu që po e ndiqnin kishte rënë në bar, teksa më vonë, sipas tij, kanë ardhur edhe policë të tjerë.

Hajrizi dyshohet se në mesnatën e të mërkurës ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër në Lloznicë, e prej atëherë ishte në kërkim nga Serbia.

“Gjuajti dhe s’u dorëzua”- Daçiq nga vendngjarja ku u vra Faton Hajrizi: E përcollëm dy ditë me kamera..

Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq ka mbërritur në Loznicë, në vendin ku pak më herët është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.

“Vëllai i Fatonit ka gënjyer se i ka vjedhur dokumentet. I ka dërguar në Serbi”, tha Daçiq, sipas mediumit të afërt me pushtetin serb “Kurir”

“E ndoqëm në kamera për dy ditë, fillimisht vodhi një biçikletë. Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policinë”.

“Ishin dy net pa gjumë për të gjithë ne. Të gjitha linjat ishin të angazhuara, stacionet e policisë, SAJ, stacionet e helikopterëve, administratat e policisë kufitare dhe policia rrugore. Ishin të përfshirë 400 persona. Ju sollëm këtu për të parë se si duket vendi. Ai ishte një krminel mizor. Ai u likuidua nga policia, nuk mundi të dorëzohej. Kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë, ka vrarë edhe të tjerë”.

Ai tha se nesër do t’i duhej të shkojë në Loznicë sërish për varrimin e policit të vrarë.

“Fatkeqësisht, nesër do të vij sërish këtu, në varrimin e Krsmanoviqit”.

Kosova reagon pas raportimit për vrasje të Faton Hajrizit, kërkon nga Serbia...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka kërkuar nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë këtë të premte.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Ndryshe raportohet se personi i vrarë është Faton Hajrizi.

Dëshmitari tregon se çfarë bisedoi me Faton Hajrizin kur u takua

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit serb, Faton Hajrizi është vrarë.

Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.

Për medium serb Informer, një nga fqinjët tregoi momentin kur e takoi Faton Hajrizin.

Miroslav Milutinoviq, pronari i fshatit etnik Militinovic, thotë se mbrëmë ka dëgjuar lehjen e qenve dhe ka dyshuar se ata po reagojnë ndaj njerëzve.

“Ka ndodhur që andej kalonin mërgimtarët, duke shkuar në rrugën e kodrave dhe të pyllit. Nuk mbylla sytë, kemi edhe fëmijë të vegjël që jetojnë atje. Qentë u qetësuan, por sot kunata ime ishte në rrugë dhe na tha se një burrë i panjohur e pyeti në anglisht: “ku është Mali i Zi”. Ajo nuk e njohu për momentin dhe iu përgjigj. Ai u largua, ajo nuk vuri re asgjë, por daja që ishte aty i tha: mirë, ai është ai i televizorit. Ajo ishte shumë e ftohtë – thotë Militinoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat