Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 60-vjeçarit nga Peja që vdiq në aksidentin e djeshëm

Lajme

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 60-vjeçarit nga Peja që vdiq në aksidentin e djeshëm

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 08:15
Erzen Merxha

Pejani Erzen Merxha humbi jetën tragjikisht mëngjesin e së dielës pas një vetaksidenti në trafik në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Familja ka njoftuar se të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit sot në varrezat e qytetit.

60-vjeçari ishte pasagjer në veturën që po e drejtonte i biri, i cili fatkeqësisht humbi kontrollin dhe u aksidentuan.

Rastin e ka konfirmuar dje edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Daut Hoxha.

“Një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar (mjekuar) në QKUK në Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore e kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat