Vrasja në Bibaj: Viktima është gjyshi i dhëndrit

Lajme

Vrasja në Bibaj: Viktima është gjyshi i dhëndrit

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 00:09
Foto nga vendi i ngarjes

Personi i cili u vra sonte në Bibaj të Ferizajt është i moshës 89-vjeçare, dhe dyshohet se është familjar i oragnizatorit të dasmës.

Këto detaje i bëri të ditura gazetarja Gresa Nitaj, në një lidhje direkte në “Edicionin Special”.

Ajo tha se viktima u qëllua në parkingun e sallës së dasmës, dhe menjëherë pasi ndodhi rasti në vendin e ngjarjes kanë dalë policia bashkë me forenzikën dhe prokurori.

Gazetarja tutje informoi se polici i cili po dyshohet për vrasjen quhet Festim Ramadani, dhe se viktimën e ka qëlluar me armë zyrtare, ndërsa ishte jashtë detyrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat