Veterani Ramush Ahmeti për UÇK-në: Veteranët e UÇK-së dhe UÇPMB-së janë nderi i kombit

Lajme

Veterani Ramush Ahmeti për UÇK-në: Veteranët e UÇK-së dhe UÇPMB-së janë nderi i kombit

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:08
Ramush Ahmeti

Veterani i UÇK-së, Ramush Ahmeti ka thënë se veteranët e ushtrive çlirimtare shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, janë “nderi i kombit”.

Ai ka thënë se shqiptarët do të mbeteshin të robëruar pa këtë shtresë të bekuar të shoqërisë.

“Veteranët e UÇK-së, UÇPMB-së, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë, janë Nderi i Kombit. Pa këtë shtresë të bekuar, shqiptarët do të mbeteshin të robëruar dhe në skëterrën shekullore, fitimtarë të lirisë”, ka thënë ai.

“Të gjithë së bashku duhet të bëjmë gjithçka të mundemi për ta shpëtuar nga sulmet dhe nga goditjet që po u bëhen tash e 24 vite nga shtresat e pansllavizmit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat