Linjat e autobusëve Mitrovicë – Beograd janë shpeshtuar tash e një javë.
Një pjesë e serbëve të veriut, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për pjesëmarrje në një protestë të organizuar nga vet ai, më 25 mars në pallatin Presidencial.
Të martën, këta të rinjë u panë teksa morrën rrugën për Beograd.
Disa burime i kanë treguar, se Vuçiq i ftoi në protestë edhe anëtarë të Mbrojtjes Civile dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gjatë ditës, lëvizje të shtuar të veturave pati edhe në pikën kufitare në Bërnjak.
Gazetari serb nga veriu, Branislav Krstiq thotë se vetëm të martën, 70 të rinjë u nisën nga veriu për Beograd.
Formulimin e listave, Krstiq thotë se po e bën Lista Serbe.
Informacione për mobilizimin e serbëve, ka edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Më 25 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur në protestë përkrahësit e tij, si shenjë kundërshtimi të protestave të studentëve, të cilat ia kanë lëkundur pushtetin.