Nuk është as libri i parë dhe as i fundit me një poet rumun dhe një poete shqiptare. Poeti rumun Dumitru Nicodim (prezent në këtë vepër të përbashkët eme poeteshën e talentuar kosovare Gentiana Muhaxhiri), u lind më 16 shkurt 1951 në fshatin Sălcioara, komuna Jurilovca, qarku Tulcea. Qe strehuar nga Shtëpitë e Fëmijëve Shkollorë nga Navodari dhe Tulcea. Studimet e shkollës së mesme në Eforie Sud dhe Tulcea, në „Spiru Haret”, kurse ato universitetare në Fakultetin Energjietik (1976) në Universitetin e Bukureshtit.
Mbrojti Doktoraturën në fushë të hidroenergjetikës (1989). Ishte inxhinier ndërtimi në hidrocentralet Govora, Strejeşti, Draganesti dhe shef kantieri në Rusanești (mbi lumin Olt), derisa u vu në qarkullim më 1989. Në vitet 1990-92 ndoqi Shkollën e Lartë të Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun, duke qenë kryeredaktor i së përditshmes „Dreptatea” (Drejtësia). Ndërtoi strukturën e rezistencës në ndërtesa të shumta në Bukuresht dhe e bëri skenografinë e filmave „I bekuar qofsh o burg!, „Porta e Bardhë”, „Traktati i rremë për Shpëtimin e Shpirtit, „Kardinali dhe Eliksiri i Rinisë, duke patur për regjisor Zt. Nicolae Margineanu. Asshte i nominalizuar për çmimet Gopo dhe UCIN, si dhe dekorin e filmave „Poarta Albă” më 2015, dhe „Kardinali”, UCIN 2019.
Midis viteve 1991-2015 ishte lektor në Fakultetin e Energjetikës në Universitetin e Bukureshtit, aktualisht pensionar. Është autor i shpikjeve dhe inovacioneve të nderuara me çmime në ekspozitat kombëtare. Është prezent në fjalorët e CT Dârţu „Personalitetet Rumune dhe faktet e tyre, 1950 – 2000”, vëllimet 39 dhe 62. Ka qenë laureaut i çmimit nga filiala e Unionit të Shkrimtarëve në Brashovë, me Çmimin Special për Poezi për vitin 2009, si dhe me çmimin për prozë nga Shoqata e Shkrimtarëve të rrethit Tulcea, AEGYSSUS, për vitin 2018. Ka botuar mbi 20 vëllime me prozë dhe poezi në shtëpi të ndryshme botuese në Rumani (Humanitas, Curtea Veche, Libris Editor, etj.) dhe në Itali, Francë dhe SHBA.
Aventura në det
Kam rrjedhur për ca kohë.
Ti nuk kishit anije të më mbash.
Kështu mësova të kaloj nëpër ujëvara
më poshtë deri në Detin e madh
duke e patur diellin bashkëveprues
unë u ngrita në ajrin që e thith.
Pse më kërkon nëse më shpërndant?
me çdo frymëqitje?
Ky është mendimi im...
Puthja e fundit
E din kur ne u puthëm
herën e fundit?
Ishte koha kur Shën Pali
ecte midis njerëzve duke u thënë
nëse s’ka dashuri, nuk ka asgjë.
Ishte një komplot universal
Askush nuk më tha: shih!
Kjo është puthja e fundit!
Goja ime harroi si ta bëjë,
goja jote nuk di të më provokojë!
Po të qaj edhe sot
Pasi u kërruse në lindjen time
u përkule përmbi parmak
për të ma parë pakënaqësinë.
Ti re dhe s’mund të të nxjerr.
Asnjë zinxhir i kovës
nuk arrin deri në humnerë.
Unë po qaj për ty sot
në rrënjën e një ëndrre.
Heshtja këndon
Heshtja këndon në mua
Në harmoni e ndjerë ndryshe
Si do melodi sublime
Grumbulluar ballë për ballë
Unë jam brenda dhe jashtë
Dhe këndon për të gjithë
Dëgjo! Dhe ata zbresin
Ta mbush zemrën me mirësi
Në vetminë e zemrës së pastër
Me përpjekje asketike
Unë i mbledh këto befasi
Si mbi një alfabet kozmik
Është Paqja e Shenjtë që e dërgon
Zotiin e Madhërishëm të Universit
Është Dashuria e Tij e nxehtë
Që e shoqëron Njeriun në shëtitje.
Shoqes sime, me dashuri
Me imagjinatën tënde të pasur e të gjallë,
nga mëngjesi deri në mbrëmje
dhe nga mbrëmja deri në mëngjes,
ti po e shpik jetën për mua.
E bukur, e zhurmshme, e palodhur
bindëse, dhe plot me shpresë...
pyes veten se si më shkoi mendja
për të të zgjedhur vetëm ty
megjithëse, edhe nëse mendoj mirë
nuk e di nëse unë të zgjodha ty
ose nëse ti më ke zgjedhur mua
ose Më i Larti na zgjodhi...
Me imagjinatën time të dobët e të gjallë
po të shkruaj këtë poezi
pa metafora
i habitur nga përkushtimi yt për mua
pa arsye për 15.000 ditë!
Do të ishte koha të të them: Të dua!
Dita ime
Dije që sot është dita ime
dhe rrij këtu me kokën lart
porsi një plep buzë rrugës.
Ku ka vajtur jeta ime?
Isha këtu kur ajo kalonte
Nuk e pyeta: ku po shkon?
A duhet të vrapoj pas saj?
Unë jam vetëm një plep...
Ajo iku në pëjetësi...
Më fal
Më fal për ditën
në të cilën nuk ju përfshiva
dashuria heshtja e shkrimit,
flakadan n’gojën e humnerës,
me lëkurën si një plazh i nxehtë
drita në pëllëmbën e ndezur,
dantella therëse, stuhi
në një lule prej luleradhiqe.
Më fal për natën në të cilën
Të kam humbur, dashuri
që më shembe, duke interpretuar
lulëzimin e kajsisë...
Dëshira
Duajuni siç dashurohen koralet
dhe i gjithë oqeani shkon në jerm
porsi zanat natën e rrëshajëve
me trupin, me pamjen dhe fjalën
me zemër më shpesh dhe sidomos
në çdo orë të ditës dhe natës
gjatë gjithë kohës që ju ka mbetur
nëse mund të shndërrohet në pëshpëritje
çdo mendim ta vajosni atë me mirrë.
Për sa kohë që keni vullnet dhe fuqi
duajeni veten porsi pasurinë e vetme
të cilën do ta kemi edhe pas vdekjes.
Dhe Zoti do të na falë gjithmonë
nëse kam dashur gjithçka dhe gjithçka.
Poezi e mishëruar
Deri në një vit shkruaja poezi
me gishtat në gjinjtë e nënës
Pastaj më zvordhi
ma prenë xhufkën
dhe zgjodha nga dora e saj
një laps kimik
me të cilin shkruaj edhe sot.
Kam 70 vjet dhe shumë libra të botuara
por askush nuk bleu
një libër nga unë.
Do ta kisha futur atë qindarkë nën kapuç
dhe do ta bënte ajo një zogëz,
do ta kisha marrë një laps tjetër kimik
të shkruaj poezi për ju të dashurit e mi
se unë, poezi e mishëruar,
sepse nuk di të bëj gjë tjetër ...
Si u gjendët?
Sepse duhej të bëhesha i madh
zgjodha diku gjithëkund
trupin e saj si një pemë të bukur
të jetë foleja e shpirtit tim.
Ai duhej të më mbronte
nga gjuetia e atyre pa palë
dhe nga gojët e uritura për puthje.
Dhe ishte bota ime përmes syve të saj
"më e bukura nga të gjitha botët e mundshme",
dhe unë u bëra një fëmijë i madh.
Ju si ia dolët?
Memzi po pres
Na ndanë disa gjethe të rëna
mbi të cilat s’mund ta kapërceja
Vështrimi yt i mahnitur
i lënte fjalët pa krahë.
Ky imazh u kap befasisht
nga Zoti i cili
ishte në detyrë atë ditë
dhe e tregon atë sot në festën
E Zbritjes së Frymës së Shenjtë.
Mezi pres të kuptoj se çka ndodhi!
Duke ëndërruar përqafimin
Unë vrapova para teje
me çiltërsi porsi Ida
pranë Pingalës
duke ëndërruar përqafimin,
me përkëdhelje si nata
pranë ditës
duke ëndërruar përqafimin,
me vrrull porsi uji
përgjatë brigjeve
duke ëndërruar përqafimin
në ndjekjen vdekjeprurëse
si tigri pranë gjahut
duke ëndërruar përqafimin.
Dhe malli në mua rrodhi
porsi fije mëndafshi
natën dhe ditën
duke ëndërruar përqafimin.
Tani i mbështjell në fshikëz bërtas:
ky nuk është përqafimi i ëndrruar!
Por askush nuk më beson mua ...
Noe qysh para vdekjes
E pabesueshme se si e tërhiqja
pas meje errësirën!
Ju nuk kishi si të më shihni
derisa një fërfëllimë
e shpërndau natën rreth meje.
Vetëm atëherë e pashë se
ishte një pëllumb i bardhë
ulur në kokën e statujës sime
dhe ai po tallej me mua
desha te qesh por nuk kisha arsye...
Ai më tha se po e kërkonte portin
dërguar nga Noe, vëllai im,
shpëtimtar i shpirtrave të sëmurë,
qe 30 vjet shofer i ambulancës.
Zoti qoftë me ty vëlla
dhe me ata si ti,
të cilët nuk kanë gjumë
për jetën e të tjerëve
E papërsëritshme
Kaloje nëpër mua si nëpër park
duke menduar për diçka tjetër
Pemët e vjetra duartrorkisnin me gjethet
Bukuria dhe ecja e levarashtë,
të rinjtë flisnin me telefona kimikë
për ty, subjekti i ditës,
të intriguar nga drita që e shpërndaje përrreth.
Nuk kishe mundësi të më njohish
në atë mënyrë specifike, të paomologuar,
Isha mjaft i shtrembëruar
për shkak të fitoreve
që i kisha mbi mua,
dhe u humbe në mendimet e mia
deri në ditën e sotme
E papërsëritshme!
Çfarë kohësh kemi jetuar!
Ishe kaq e shëndritshme
saqë nga larg të shihja në errësirë.
Ndonjëherë, në dritën tënde mund të lexoja
abetaren e dashurisë, megjithëse gjithmonë
duhej të filloja me shkronjat a dhe u.
Përndryshe ti nuk më shihje
sepse isha në këmbët e tua,
më të bukura se vetë ato
dhe ti pengoheshe prej meje kudo.
Unë kisha një defekt - dija të bëja
dashuri vetëm në errësirë,
por ti nuk shuheshe kurrë.
Me kalimin e kohës, u bëre kujtim
për të cilin ndonjëherë mendoj
e kjo nuk është e vërtetë.
Nëse kjo poezi lavdërimi
Do të arrijë te ti, të lutem
t’ia bësh me sy!
Ju çka po bëni?
Për ty, e dashura ime
lërova dhe mbolla,
ndërtova dhe rrëzova,
luftova dhe psherëtiva,
kisha nxehtë dhe po dridhesha,
kam këputur lule dhe ndenja në pritje,
kam gënjyer dhe kam shkruar poezi.
Të gjitha këto ti i di...
I shqetësuar, një herë e pyeta
atë plakun, nëse
i duket e çuditshme atë që bëj unë.
Ai u përgjigj se edhe ai
e ka bërë të njëjtën gjë
por u bë me dymbëdhjetë fëmijë,
jo me tre si unë...
Ju çka po bëni?
Koha e poezisë
Në kohën kur durimi im
kishte arritur kufirin dhe ishte
vetëm një lak shuplake
derisa të lindë Poezia
u sule në mendjen time dashuri
duke përzjerë të gjitha gërshetimet
të gjitha ndërtimet dhe qartësitë,
të gjitha pajisjet mbrojtëse,
betimet, rrjetat e shpëtimit,
pritjet e tanishme dhe të ardhshme,
duke lënë një rrëmujë, një kaos
nga të cilat pas mundimeve të mëdha
munda të shpëtoj vetëm
këtë përshkrim të paqartë
të shkatërrimit, e dashura ime!
Pa fjalë
Më kot kërkon
Përtej syve të mi
nuk po digjet kurrë një flakë.
Poezitë rrinë të mbledhura jashtë;
lexuesit kalojnë me nxitim,
të ndjekur nga e ardhmja e pafund Kurrillat, më të trishtuar se kurrë
u larguan për të na lënë vetëm
me të gjitha ëndrrat tona
Hyni! Përralla është brenda meje!
ngjeshuni në skajet
për të qëndruar në qendër
pikëshikimet,
ofkëllima që ju mban...
Dëshiroja të vij te ti
Mund të bëja më shumë
për ngjitje në iluzione
nëse nuk takohesha çdo ditë
me vdekjen, në cep të trekëndëshit
Ajo më tha: Mos shko në gjerësi!
Dinte të numërojë dhe gëzohej
kur arriti dhjetë, njëqind, një mijë
dhe nuk e di se sa,
por nuk mund të duroja aq shumë.
Doja të arrija te ti të të them
se sa shumë të dua!
Gjethet e vjeshtës
Kaluan pranë meje, përshëndetje
Më thirrnin, por isha i kalamendur,
format tua pa të meta,
gjethet e vjeshtës në lumin Amour.
Shpërndava gëzime si nëpër sitë
sepse shpirti im ishte trubadur.
Keqardhjee e vonë e e papastër,
gjethe vjeshte ne lumin Amour
U përpoqa si milingonë, të betohem
të gërmoj një tunel derisa të të vjedh
por shkëlqeje si mbretëresha përreth.
në ujin e ftohtë të lumit Amour.
I vetmuar, trubadur plak i përjetshëm
veç kujtimet kalojnë nëpër mjegull, bonjour,
me format tua pa të meta,
gjethet e vjeshtës në lumin Amour.
Thirrja e zotit
Fëmijëria ime nuk u shpërngul
por rri atje si një qiell me yje
me përrallat e saj të dremitura,
me përgëzimet e saj te lumtura
porsi një meze e lehtë ushqyese
m’rrugën e gjatë nga e vogla në të madhe
dhe edhe pak më shumë
nga e madhja deri në asgjë.
Është koha e Darkës së Tinëzisë
thirrja dhe Zoti me milingona
dhe fëmijës në mua ka frikë.
Mbështetuni tek unë!
Jam pemë e jastëk dhe breg,
Mbeshtetuini tek vetja ime,
Jam ne sediljen e pasme
edhe baston edhe parmak,
mbështetuni tek unë,
Jam sup dhe libër e mur,
mbeshtetuniu tek unë!
Kur të pëlqeni ose doni të lexoni,
kur jeni i përgjumur ose të lodhur,
kur ngjiteni lart ose poshtë,
kur ëndërroni ose dashuroni,
mbeshtetu tek unë!
Me kokën, me dorën, me shpinën,
me këmbët. me shikimin, me trupin,
me mendimet, me të gjitha fjalët,
me ujërat, me të gjitha burimet,
me lodhjen, me urrinë, me nxehtësinë,
duke rënë, përplot me dhimbje,
mbeshtetuni tek unë!
Se do t’ju ledhatoj në fytyrë e flokë,
do të ju derdh në gotë të vërtetën,
dhe ju do të këndelleni një çik
dhe shkoni pemëz, pemëz, në asgjë!
Unë jam fajtor
Jam fajtor se kam dashur
më në të djathtë
më në të majtë, sipas rradhës
me mendimin, me shpirtin
me zemër ose me tërë qenien.
Jam fajtor se kam shikuar
në sy dashuritë
dhe se ua doja të gjitha të mirat
pa e pritur shpërblimin.
Jam fajtor për nuancat
për ngjyrën dhe parfumin
dhe për secilën rrugë
fshehur, për çdo dush
dhe sidomos për kthimin.
Jam fajtor për erëtimën
dhe për këngën e pagabueshme
të tyre në shpirtin tim.
Unë jam fajtor për Zotin
që për kaq shumë faje
ka endur një hënë të plotë
përmbi shtratin tim
prej mëndafshi të misrit
ku dashuroj dhe qaj.
Jam një sferë
Jam një sferë e errësirës së thartë
në të cilën po dremit një Zot.
Dashuria rreh thundrrat rreth meje
të kufizojë Hapësirën e Shenjtë.
Ajo është ëndrra e Të Përgjumurit
dhe thundrra e saj refren i zgjimit
por gjumi i Tij është i pavdekshëm
me kaq shumë netë në mua u lodha.
Burimi i natës është gjumi i Tij
do të zgjohet dhe do të vdesë
Ai fle vetëm tek ata që janë gjallë.
vetëm ti dashuri e mban dritën e Tij
Ta zgjosh nga gjumi? Ka fjetur mjaftueshëm?
Mungesa e tij po duket në tokë?
Dashuria, e bija e natës u kundërshtua!
Çka bën ajo në botë është gjë e shenjtë!
Kam qenë bashkëkohës
Kam qenë bashkëkohës me krejt poetët
nga brezat që tashmë nuk janë,
por dikur kishin ëndërruar në këtë tokë
të ndriçuar nga pemat e jetës.
I ftova në një kafe me rradhë
në netët e vona të pagjumësisë
të magjepsim një poezi me hijeshi
atë që do të donte të shkëlqejë në fjalë.
Ata erdhën me perënditë e tyre nga retë
dhe unë vetëm me Zotin në tre ngjyra,
shtëpia ime u mbush me hir dhe gëzim,
dhe kur shkonin lanë një dhunti në poezi.
Ngase ata e përdorën dorën time diskrete
t’i shkruajnë të pashkruarat në kohën e tyre,
dhe ishte dashuria Humnera e vetme
përmes së cilës u lindëm, dhe kush na vrau!