Fëmijët më shumë kënaqen me kafshë shtëpiake sesa me vëllezërit e motrat

Life style

Fëmijët më shumë kënaqen me kafshë shtëpiake sesa me vëllezërit e motrat

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Sipas hulumtimeve të reja, fëmijët kënaqen më shumë nga lidhjet e tyre me kafshët shtëpiake sesa nga lidhjet me vëllezërit apo me motrat

Ky hulumtim ia ka shtuar rëndësinë kafshëve shtëpiake, sepse tregon ndikim e madh që ato kanë në zhvillimin e fëmijëve, e veçanërisht ndikimin pozitiv në aftësitë sociale të fëmijës dhe në mirëqenien emocionale.

Matt Cassells, psikiatër, tregon se lidhja e fëmijëve me kafshët shtëpiake është me të vërtet e rëndësishme dhe kjo lidhje kontribuon në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.

Gjëja më interesante nga ky studim mbetet fakti se si fëmijët kanë raportuar për lidhje më të fuqishme me kafshët shtëpiake sesa me vëllezërit e motrat.

Poashtu, fëmijët kanë treguar se me kafshët shtëpiake kanë më pak konflikte dhe kënaqen më shumë gjatë shpenzimit të kohës së bashku. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat