Meshkujt kanë rënë dakord për pesë gjërat e mëposhtme që adhurojnë te femrat. Një femër që i ka të gjitha këto veti thjesht i rrëzon për toke.
U zbulojmë se çka është tërheqëse për meshkujt te femrat:
1. Vetëbesimi
Meshkujt duan një femër që ka vetëbesueshmëri të plotë,një femër që ndihet mirë në lëkurën e saj.Atyre me ego të madhe,meshkujt thjesht nuk u afrohen.Ata duan femra të vendosura,që e dinë se çka duan.Aq shumë kjo iu pëlqen sa që magjepsen prej tyre.
2. Femrat me sens humori
Femrat të cilat qeshin natyrshëm,e jo të detyruara,meshkujt thjesht i adhurojnë.Femrat që kanë një ndjenjë të shëndetshme dhe të moderuar të humorit janë treguar si më të dëshirueshme se ato që janë të zymta dhe të cilat nuk e dinë se çka është shakaja.
3. Pasioni
Femra e pasionuar është interesante për meshkujt.Megjithatë,pasioni që i tërheq ata nuk vlen vetëm në shtrat,por edhe atë që ajo me pasion i kryen punët,e cila ka hobi në të cilat është e dashuruar çmendurisht,ajo që thotë atë që mendon,që ka ide dhe i do njerëzit dhe shoqërimin.
4. Femrat që kanë mendimin e vet
Shumë femra e formojnë opinionin e tyre të bazuar në mendimet e të tjerëve,ndërsa femra që zgjedh një mashkull vetëm për shkak se ai është rekomanduar nga shoqet e saj,mashkullit një femër e tillë nuk i duhet e as që do të bjerë në dashuri me një femër të tillë.Meshkujve u duhet një femër e cila do të vendosë vetë nëse ai është i denjë për të,dhe se ajo do të vendosë për gjërat në lidhje,pa marrë parasysh mendimet e të tjerëve.
5.Femrat që janë krenare për pamjen e tyre
Meshkujt i duan femrat që krenohen me pamjen e tyre,jo vetëm me gaderobë, por në qoftë se ato e mbajnë veten në çdo kuptim,nga higjiena deri te frizura.Meshkujt i vërejnë këto detaje mjaft shumë.