Ka kaq shumë lloje ballukesh sa mund të jetë e vështirë të përcaktoni se cilat janë ato që ju përshtaten në mënyrë perfekte me fytyrën
Fatmirësisht, ky s’do të jetë më problem, sepse më poshtë do të gjeni disa lloje ballukesh për forma të ndryshme të fytyrës:
Balluke “të harkuara”
Balluke të harkuara ose “gjysmë-hëna”. Qëllimi i tyre është të theksojnë tiparet e fytyrës suaj. Balluket anësore shtrihen në secilën anë të fytyrës, ndërsa qendra kalon pak mbi vetullat tuaja.
Balluket “bebe”
I popullarizuar për herë të parë nga balerina burlesque “Bettie Page” në vitet 1950. Kjo prerje është perfekte për format rrumbullake të fytyrës.
Balluket “Birkin”
Nëse keni një fytyrë në formë zemre ose ovale, merreni parasysh këtë prerje.