Nuk ekzistojnë sekrete sa i përket dekorimit të një dhome, por zgjedhja e ngjyrës së saj është një hap i rëndësishëm. Duhet të mendoni gjithçka, nga atmosfera në dhomë deri tek ndriçimi. Një gjë është e sigurt: zgjedhja e një ngjyre është më mirë se kombinimi i disa ngjyrave.
Për ata që nuk duan të kenë shumë ‘rrëmujë’ koloresh në shtëpi, dizajnerat e interiorit sugjerojnë dekorimin njëngjyrësh, duke ndjekur këto rregulla:
Qëndrojini besnikë pjesës estetike: Është shumë e rëndësishme ta pëlqeni ngjyrën që zgjidhni. Një dhomë njëngjyrëshe sigurisht që duket bukur, por duhet edhe ta pëlqeni zgjedhjen tuaj.
Synimi i kontrastit: Në ambientet njëngjyrëshe mund të shtohen aksesorë sipas shijeve personale. Kur dhoma duket e njëtrajtshme, sigurohu të shtosh nuanca dhe struktura.
Filloje dekorimin nga tapeti: Vendosni për koloret e dekorit duke u bazuar tek tapetet. Nuancat e shtrojes së dyshemesë mund të përdoren edhe për pjesën tjetër të dhomës.
Dekorimi sipas gjendjes tuaj emocionale: Pasi keni zgjedhur një ngjyrë për dyshemenë, do të filloni të mendoni për ngjyrat e tjera. Për shembull: Nëse keni zgjedhur lejlanë, do të ishtë bukur ta kombinoni me të bardhën apo grinë. Ngjyra lejla është shumë relaksuese për mendjen dhe përshtatet bukur për syrin.
Përdorimi i pasqyrave: Vendosja e pasqyrave jep pamjen e një drite të shtuar. Kështu, ngjyrat e ambjentit bashkohen në mënyrë magjepsëse.
Mos përjashtoni asnjë nuancë: Çdo nuancë është e veçantë. Pëlqeni të gjitha ngjyrat dhe besoni se çdo ngjyrë ka një hapësirë të caktuar në një ambient.