Gjithçka që s’mund ta bësh në një restorant luksoz

Life style

Gjithçka që s’mund ta bësh në një restorant luksoz

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:10
Foto Ilustrim

Nëse je ti mikpritësi që ke ftuar disa njerëz s`mund të ulesh para tyre.

Mos ha me gojë hapur dhe fol me zë të ulët.

Mos u zgjat nëpër tavolinë për të kapur sallatën, kripën apo çfarëdo tjetër.

Mos e ndaj të gjithë ushqimin në pjatë dhe pastaj ta hash ngadalë. Prije dhe ha, prije dhe ha.

Mos u sill keq me kamerierin.

Mos i thërrit kamerierit me zë të lartë.

Mos fol me zë të lartë rreth çmimeve, as me zë të ulët.

Mos e lini kurrë pirunin, thikën apo lugën e përdorur në tavolinë. Të gjitha në pjatë.

Mos e shty me dorë pjatën kur të mbarosh. Vjen kamerieri e bën për ty.

Mos e kap telefonin.

Mos e shko në restorant luksi me barkun bosh se do duhet të presësh ca derisa të vijë pjata kryesore.

Mos ha më shpejt se të tjerët, ruaj ritmin.

Nëse e ke bezdi të respektosh gjithë këto rregulla, shko në në vend të vogël, të qetë ku ndihesh si në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat