Vendimi më i vështirë: ndërprerja ose pajtimi

Life style

Vendimi më i vështirë: ndërprerja ose pajtimi

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:38
Ilustrim

Mos pritni që partneri juaj vetë t’i kuptojë të gjitha dhe kryekëput çdo gjë të ndryshojë: kërkoni që ai atë ta bëjë.

Pasi që e kam lexuar librin “Intimiteti”,të H.K.,jam shqetësuar pa masë.

Për herë të parë në jetë,seriozisht kam filluar të mendoj për atë se njeriu asnjëherë deri në fund nuk mund ta njohë personin me të cilin jeton dhe i ndan të gjitha intimitetet:hapësirën,fshehtësitë,miqtë, fëmijët,jetën,etj.

Asnjëherë nuk mund të dihet se çka me të vërtetë mendon ai person.

Personazhi kryesor i romanit ka monologun e brendshëm në prag të mëngjesit për të cilin ka vendosur se do të jetë i fundit: do t’i paketojë gjërat dhe do ta lërë gruan me të cilën ka jetuar bashkë plot 10 vjet, si dhe fëmijët 2 vjeç dhe 5 vjeç.

Ai vetvetes ia sqaron faktin se pse dëshiron ta bëjë këtë gjë: rrjedha e mendimeve të tij është normale.

Shikuar nga njëra anë, ai nuk ka kurrfarë arsyesh ta bëjë një gjë të tillë. Në mendimet e tij ai i jep shans vetes dhe gruas së tij ta bëjnë këtë imtësi,të themi ashtu,që do të mund të ndryshonte çdo gjë,do ta ndalte procesin e ndarjes, proces ky që duket i pandalshëm.

“Nëse tash më ledhaton, çdo gjë do ta harroj, nëse tash ma thotë fjalën e vërtetë, kurrë më nuk do të mendoj të shkoj”.

E veçanta e kësaj situate është e tmerrshme, sepse vëzhguesi asnjëherë s’do të kishte menduar se është i pakënaqur, që pikërisht të marrë vendim, i cili do t’i ndryshojë disa jetë përnjëherë, kushedi për të mirë apo për të keq.

Si të dihet atëherë se a thua derisa servojmë vezë të fërguara nën dritën e qiririt dhe çelim verën e zezë kiliane,ndërsa “mousse au chcolat” në atë çast po ftohet,partneri ynë mendon se kjo është mbrëmja e fundit?

Natyrisht, po flasim për “solucionin më të keq”…Por, sa e sa çifte bashkëshortoresh janë,e të cilat pa arsye grinden dhe askush i pari nuk dëshiron të pajtohet?

Të gjithë në shkollë kemi mësuar se ekzistojnë katër lloje personalitetesh: temperament, sanguinikë, melankolikë dhe flegmatikë.

Prandaj, disa gjërave nuk mund t’iu ikim. Burri i mikeshës sime më të mirë është tip temperament i personalitetit. Ai nganjëherë eksplodon pa kurrfarë arsye apo shkasi.

Kjo zgjat shkurt, pastaj ai as që e heton se është bërë i marrë për një çast, por ajo (gruaja) tërhiqet në vete dhe me ditë të tëra nuk dëshiron të bisedojë me të.

Ai shpesh thekson se nuk duhet ta kuptojmë seriozisht sjelljen e tij në situata të tilla. Por, si të veprohet në ato raste? Mikesha ime, pas disa vjetësh ka vendosur: më nuk do të nervozohet.

Ajo shtiret (bëhet) sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe për çudi, pas disa javësh, çdo gjë është në rregull, si më së miri.

Ai (burri), madje më rrallë e humb kontrollin se më parë, sepse ajo (gruaja) më nuk e bën nervoz, nuk e bezdis. E pyes mikeshën time se a është e vështirë të arrihet kjo, ajo më thotë se jo, por vetëm duhet vendosur, vendimi është akti më i vështirë, pastaj është më lehtë (kështu, përndryshe thonë të gjithë ish-duhanxhinjtë, ish-narkomanët, etj.).

Kështu, unë për shkak të një grindjeje, për s’e di për të satën herë kam qeshur dhe kam thënë me vete: Kjo është marrëzi! Edhe këtë e kam bërë, por m’u ka paguar.

I thashë vetes se nuk ka kuptim të jetohet me hidhërime kur e tëra është vetëm çështje e krenarisë.

Mirëpo, asnjëri nuk dëshiron i pari të lëshojë pe, nga frika të mos trajtohet më i dobët, e më i dobëti është ai që nuk lëshon pe.

Dikush nuk e pranon se është fajtor dhe se nuk ka pasur arsye për grindje. Mirëpo, është lehtë të flasësh me kokë të ftohur.

Para disa ditësh, për shkak të grindjes rreth vezëve të fërguara, për ju është e pabesueshme, por është e vërtetë, kam ikur dhe kam dalë jashtë banesës.

Natyrisht, nuk e kam lëshuar rastin që t’i marr të dy çelësat me vete, sepse një gjë të tillë do ta bënte edhe ai. Kam qëndruar para hyrjes së ndërtesës duke qajtur, sepse nuk dija se nga t’ia mbaja në ato çaste (faculetë nuk kisha me vete, por e kisha ndezjen e sinusëve).

U mor vesh, të gjithë banuesit duhej të kalonin atypari gjatë atyre 10 minutave, sa qëndrova jashtë ndërtesës, duke më parë dhe aty e konstatova se jam idiote.

Atë (burrin), kur unë kam dalë e kam lënë lakuriq, ndërsa ato pamje nuk më hiqen nga mendja. E kam gjetur lakuriq edhe kur jam kthyer. Më ka pritur duarhapur.
Gratë flasin…

N.I.: “Asnjëherë nuk kam pasur durim të mjaftueshëm ta përfundoj grindjen deri në fund. Gjithmonë, pas një kohe të caktuar kam hequr dorë nga grindja”.

I.M.: “Kur më hidhëron partneri, përpiqem ta përjashtoj veten. Asnjëherë nuk e ndërpres grindjen nëse nuk jam e sigurt se ‘çështja’ do të zgjidhet në të mirën time”.

A.S. “Kur e vërej se grindja do të zgjasë bukur shumë, pa marrë parasysh se kush është fajtori, insistoj ta kapërcej çështjen, sepse gjëja më e rëndësishme në shtëpi është qetësia e rehatia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat