Si pasojë e rrethanave financiare shumë prindër nuk do jenë në gjendje të iu ofrojnë fëmijëve të tyre dhuratat e shumëpritura të krishtlindjeve.
Disa prindër janë shprehur se më me dëshirë do të tejkalonin krishtlindjet këtë vit si pasojë e problemeve financiare dhe presionit psikologjik që po kalojnë për shkak të pandemisë
Sipas një anketimi të bërë së fundmi, 2 mijë prindër dhe fëmijë janë pyetur nga “Action For Children”, dhe një e gjashta prej prindërve thanë se do të “anulonin” festën këtë vit nëse do mundeshin
Ndërkohë, më shumë se gjysma(57%) e fëmijëve u shprehën se ishin të shqetësuar për prindërit e tyre sepse ata do të kenë vështirësi të përmbushin dëshirat e familjes.
Ky anketim gjithashtu nxori në pah se ka një rritje të madhe tek stresi dhe ankthi i fëmijëve.
Shumica e prindërve gjithashtu konfirmuan se fëmijët e tyre kishin pasur luhatje emocionale kohëve të fundit dhe se një pjesë e tyre ishte përballur gjithashtu edhe me sulme paniku.
Krishtlindjet që duhet të ishin periudha më entuziazmuese për fëmijët, por ato po rezultojnë të jenë vetëm stresuese dhe po shkaktojnë presion.