Shpimi i veshëve apo vendosja e aksesorëve të tjerë tek fëmijët e vegjël mund të jetë tërësisht në dorë të shijeve dhe preferencave të prindërve. Por, specialistët rekomandojnë që fëmijëve nuk duhet t’u hiqet e drejta e zgjedhjes.
Përveç shkaqeve shëndetësore, specialistët janë kryesisht kundër shpimit të veshëve pasi mendojnë që nuk është e drejtë të bësh një ndërhyrje të tillë në një fëmijë që akoma nuk e di nëse e do ndërhyrjen apo jo.
Akademia Amerikane e Pediatrisë sugjeron që prindërit duhet të mos bëjnë të tilla zgjedhje si shpimi i veshëve derisa ata të jenë mjaftueshëm të rritur për t’u kujdesur për shëndetin e tyre.
Dr. Corey Wasserman, një pediatër në Weill Cornell Medicine dhe New York-Presbyterian thotë:
Nuk ka të vërtetë një moshë specifike (për rekomandim për shpimin e veshit) për sa kohë që kryhet me kujdes dhe me ndërgjegje.”
Por ai gjithsesi vë në dukje disa rreziqe, veçanërisht në foshnjat më pak se 90 ditë të rritura, sistemi imunitar i të cilave është veçanërisht i dobët.
Wasserman shton më tej:
Infeksioni në fëmijëri është shqetësimi numër një. Çdo herë që një fëmijë i shëndetshëm , deri në 3 muajsh merr ndonjë lloj infeksioni, zakonisht kërkon pranimin në spital dhe antibiotikët për 48 orë”.
Rreziqet e tjera të shëndetit për foshnjat e që u shpohen veshët përfshijnë reaksione alergjike ndaj metaleve ose materialeve ndaj bizhuterive të përdorura gjatë procedurës së shpimit.