Po sikur në të ardhmen plakja e trupit të mos ishte e paevitueshme, madje të ishte e mundur që të kthehej sërish rinia?
Një hipotezë të tillë, që duhet ende të verifikohet, e kanë ngritur kërkues të Shkollës Mjekësore të Harvardit, e publikuar në revistën “Cell”.
Kërkuesit, pas analizave me minjtë e laboratorëve, kanë gjetur një përbërës kimik të quajtur Nad dhe të pranishëm në qeliza (i cili me kohën degradohet), që është i aftë t’i rikthejë muskulaturës së minjve tonicitetin rinor.