A mendoni se fëmija juaj ka një dhunti?
Si mund ta kuptoni nëse fëmija juaj ka një dhunti? Më poshtë janë disa shenja që mund t’iu ndihmojnë:
1. Ata zgjidhin problemet mjaft lehtë;
Një ndër shenjat që fëmija juaj ka një dhunti është se ata dinë ti zgjidhin problemet komplekse mjaft mirë.
2. Janë më sensitiv;
Nëse keni kuptuar që fëmija juaj është më sensitiv dhe nuk pëlqen zhurmat e larta, apo hapësirat me shumë njerëz, kanë nevojë për më shumë kohë për të ndenjur vet atëherë kjo mund të jetë një shenjë se fëmija juaj ka një dhunti;
3. Kanë vështirësi për të zënë miq;
Nëse fëmija juaj e ka vështirë të bëjë miq të rinj atëherë kjo mund të jetë një shenjë e dhuntisë që ka. Sensitiviteti i tyre bën që fëmijët me dhunti ta kenë më të vështirë për të bërë miq të ri.
4. Shpesh thonë se janë të mërzitur;
Nëse fëmija juaj thotë se shpesh mërzitet gjatë mësimit në shkollë atëherë keni kujdes për shkak se mund të jenë më të fokusuar në dhuntinë që kanë prandaj mësimi është i mërzitshëm për ta.
5. Janë shumë kreativ;
Fëmijët me dhunti janë shumë të mirë në gjetjen e shumë përgjigjeve të problemeve. Nëse fëmijët tuaj gjithmonë kanë idea të reja atëherë ju ndoshta keni një fëmijë me dhunti.
6. Kanë shumë frika;
Zakonisht fëmijët me dhunti imagjinojnë shumë skena të ndryshme dhe shpesh janë të mbushur me frikë për shkak të imagjinimit të më së keqes.