Tashmë jemi mësuar ta shohim në veshje të përsosura, andaj edhe këtë herë nuk ishte ndryshe
Mbretëresha Letizia (48) edhe një herë ka ngazëllyer kritikët e modës, këtë herë duke u shfaqur në veshje biznesi.
Ky kombinim i rri mirë çdo figure dhe mund t’ju shërbejë si inspirim për ditën e ardhshme të punës.
Stili monokromatik edhe këtë vjeshtë është aktual, ndërkaq me ngjyrën e hirtë nuk do të gaboni.
Ngjyra e këtillë, mu si edhe e zeza, u rri mirë të gjithave. Pantallonat me prerje të rrafshëta kanë nxjerrë në pah këmbët e saj të holla.
Xhaketa interesante me mëngë të shkurtra i ka dhënë një vulë interesante gjithë kombinimit, ndërkaq me këpucët e zeza e ka plotësuar gjithë kombinimin.
Nuk mund të themi asgjë tjetër, pos që duket shumë elegante.
A ju pëlqen edhe juve ky stil i modës i mbretëreshës Letizia?
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/05/auto_36448994-9018601-image-m-50_16070925648301607205222.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/05/auto_236065_-1536x10251607205225.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/05/auto_236063_1607205225.jpg)