Portali serb Mondo e ka vërejtur arbitren shqiptare Emanuela Rusta, për të cilën përkujton se ajo referon nën amblemin e FIFA-s dhe se këtë mirënjohje e ka fituar vitin e kaluar.
Ajo ka impresionuar në seminare, në teste toerike e fizike, dhe është bërë internacionale. Pos kësaj, Emanuela Rusta tërheq vëmendjen edhe me bukurinë e saj, kështu që është mjaft e popullarizuar edhe në rrjetet shoqërore, në të cilat i shpërndan fotorgafitë, shkruan portali serb, i cili edhe ka publikuar foto të Emanuelës nga Instagrami.
Po ashtu, përkujton Mondo, Emanuela ishte arbitër dhe në derbin e madh midis Tiranës dhe Partizanit, megjithëse ishte ndihmës arbitri pas portës.
Ajo është shumë e njohur në vendin e saj, pasi shpesh shfaqet në shfaqje televizive dhe nuk ikën nga vëmendja e mediave.


