A e keni menduar ndonjëherë çfarë funksioni kanë butonat e vegjël metalikë në xhepat e xhinseve? Në të vërtetë duken si të panevojshëm, por funksioni i tyre ka qenë i nevojshëm veçanërisht për kohën kur janë prodhuar.
Shumë kohë më parë, xhinset janë veshur nga klasa punëtore e cila kryente punë shumë të rënda fizike. Kështu që gjatë asaj kohe, teksa ata punonin, xhepat ishin shumë të rëndësishëm, sepse u duhej të fusnin veglat dhe disa gjëra të vogla e të nevojshme për punë.
Por, problemi ishte se xhepat e xhinseve të tyre shqyheshin vazhdimisht.
Jacob Davis një ndër rrobaqepësit më të mirë të asaj kohe, gjithashtu klient i “Levis & Co”, erdhi me një ide brilante. Ai mendoi se këto butona në anë të xhepave, do t’i përforcojnë ata dhe nuk do të grisen.