Ndonjëherë është fare e thjeshtë të dukemi të rinj e të freskët, mjafton të mos bëjmë gabimet e mëposhtme. Dëshira për t’u dukur bukur dhe modernë, mund të na bëjë që pa e kuptuar të bëjmë gabime që na rrisin në moshë dhe e gjitha të na kthehet si boomerang.
Një prerje e gabuar flokësh, një stil veshje që nuk na shkon (ndonëse mund të jetë në modë), një grim i rëndë mund të jenë vetëm disa prej gabimeve që na rrisin në moshë, madje duke na shtuar dyfishin e viteve që kemi.
Më poshtë rendisim 11 gabime në pamjen tonë që duhen evituar!
Hiqeni golfin, zbuloni qafën
Shalli vetëm nëse është shumë, po shumë ftohtë
Ngjyra e zezë jo gjithmonë të nderon
Një Make-Up i lehtë të tregon gjithmonë të freskët
Hiqini veshjet e gjera
Nëse keni mundësi hiqini syzet
Veshjet me lule duan shumë kujdes, e mira është të evitohen
Flokët e gjatë janë gjysma e bukurisë
Në modë ose jo, trikot të tregojnë më të mëdha në moshë
Evitoni nxirësit artificialë