Sipas shumë ekspertëve, disa bimë duhet të rriten në shtëpi në mënyrë që të tërheqin energjitë pozitive dhe të promovojnë mirëqenien dhe harmoninë. Ja 7 bimët që duhet të mbani në shtëpinë, apo zyrën tuaj:
Rozmarinë
Rozmarina përmirëson humorin dhe kujtesën, por edhe nxit dashurinë dhe epshin.
Bambuja e fatit
Bambuja e fatit është simbol i fatit të mirë në Lindje. Vendoseni në një tas me pak ujë dhe mbajeni larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.
Nenexhik
Përveç erës të këndshme, nenexhiku tërheq prosperitetin ekonomik dhe përmirëson komunikimin në shtëpi.
Livanda
Livanda dhe aroma e saj e mahnitshme mund të luftojnë depresionin dhe nxisin lumturinë dhe harmoninë. Ajo gjithashtu nxit gjumin, prandaj duhet të vendosni në dhomën e gjumit.
Orkide
Orkideja është një bimë e bukur që tërheq energji pozitive dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Gjethet janë të mrekullueshme dhe vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme.
Jasemini
Jasemini tërheq dashuri dhe para dhe është një afrodiziak i njohur, kështu që mbajeni në dhomë ose në vende të tjera ku kaloni më shumë kohë me partnerin për të forcuar marrëdhënien tuaj.
Aloe Vera
Përveçse është e shkëlqyer për prerjet apo djegiet e vogla në lëkurë, Aloe Vera thuhet se sjell prosperitetit dhe fat të mirë.