Elegante, formale, por edhe klasike: pantallonat janë veshja esenciale në rastin e një dress code të kuruar (si ai i zyrës psh), por edhe për ceremoni dhe raste më speciale.
Pantallonat me bel të lartë, si ato me prerje sartoriale, p.sh i japin menjëherë një dozë elegance look-ut tonë. Përveç materialit, prerja dhe dizajni janë fondamentale për të përcaktuar trendin e sezonit.
Më poshtë kemi përzgjedhur modelet më elegante dhe të lakmuara për këtë dimër.