Nëse e shikoni zinxhirin e xhinseve tani, shanset janë që tri shkronja janë të gdhendura në të që thonë: “YKK”.
Këto nuk janë inicialet e shpikësit të zinxhirit emri i tij ishte Whitcomb L. Judson, dhe ai e patentoi zinxhirin e parë në fund të shekullit 19. Por, ekziston një shpjegim prapa këtyre shkronjave që ndoshta nuk e keni ditur asnjëherë dhe gjithashtu një kompani që kurrë nuk e keni ditur se ekziston.
YKK është në fakt prodhuesi më i madh i zinxhirëve në botë. Kompania japoneze u themelua më 1934 nga një burrë me emrin Tadao Yoshida. YKK e ka kuptimin: “Yoshida Kogyo Kabushikikaisa” ose “Kompania e Limituar Yoshida”.
Kompania krijon gjithashtu edhe butona, pulla dhe gjëra të tjera. Gjithashtu, kjo kompani prodhon edhe pajisjet të cilat i krijojnë zinxhirët. YKK konsiston me 114 kompani në 71 vende përreth botës, duke prodhuar gjysmën e zinxhirëve në botë një treg ky që do të vlejë 13.7 miliardë dollarë deri më 2020.
Por YKK nuk e shpiku zinxhirin. Një amerikan me emrin Whitcomb L. Judson është përgjegjës për shpikjen e zinxhirit të parë.