A dëshironi një jetë më të mirë e më të shëndetshme? Krijoni një rutinë dhe një qëllim të ri për secilin muaj e do të shihni ndryshimet shumë shpejt. Filloni qysh muajin e ardhshëm me ndihmën e kësaj guide.
Janar; Fokusohuni në pozitiven. Fokusohuni në gjërat që ju pëlqejnë më shumë.
Shkurt; Mbajeni një ditar ushqimi. Nëse keni një ditar me vaktet e juaja të shkruara atëherë ju jeni më të vetëdijshëm për atë çfarë keni ngrënë.
Mars; Ndaloni konsumin e sheqerit. Frutat janë të mira kurse ëmbëlsirat jo dhe aq. Shumë sheqer do të thotë më shume peshë për ju dhe rrezik më të madh të sëmundjeve.
Prill; Planifikojeni ushqimin tuaj. Është më lehtë të hani shëndetshëm nëse paraprakisht ai ushqim është në frigoriferin tuaj.
Maj; Fillojeni një program të ri të ushtrimeve. Sfidojeni trupin tuaj të bëhet më i fortë.
Qershor; Pini ujë çdo mëngjes. Sapo të zgjoheni fillojeni ditën me një gotë ujë.
Korrik; Ecni 10,000 hapa në ditë. Ecja ju ndihmon në përmirësimin e shëndetit tuaj fizik e mental.
Gusht; Ndaleni konsumin e ushqimeve të shpejta. Konsumimi i tyre është mjaft i rrezikshëm dhe sjellë një mori sëmundjesh.
Shtator; Shtoni meditimin në rutinën tuaj ditore. Shumë stres mund të thotë çrregullim i sistemit imunitar. Meditimi ulë nivelin e stresit gjë që do t’iu ndihmojë për një jetë më të mire.
Tetor; Festoni ditën e hënë pa mish. Tetori është muaji i vegjetarianëve prandaj çdo të hënë festojeni këtë muaj dhe mos përfshini mish në dietën tuaj.
Nëntor; Stërvituni për një vrap në fund të çdo muaji pasi kjo do t’iu motivojë të bëni më të mirën gjatë gjithë muajit.
Dhjetor; Flini më shumë. Jini të sigurt që po flini mjaftueshëm.