Birra është pija e parë alkoolike më e konsumuar në botë dhe e treta pije normale, pas ujit dhe çajit.
Në vitin 1814 Londra u godit nga tsunami birre
Ngjarja është e njohur si London Beer Flood. Më 16 tetor të 1814 u thye një cisternë e fabrikës Meux që kishte 1 milion e 470 mijë litra birrë. Pija e lëngshme pushtoi rrugët duke shkatërruar disa shtëpi në lagjen e varfër të St Giles. Madje humbën jetën edhe 9 persona. Fabrika në fakt rezistoi edhe 100 vite të tjera (u mbyll në vitin 1922).
Në Gjermani ka tubacione vetëm për të kaluar birrën
Jemi mësuar që tubacionet përdoren për kalimin e naftës, ujit, etj, por ka edhe tubacione për kalimin e birrës. Ndodh në Gelsenkirchen, ku baret rreth stadiumit janë të lidhur me një cisternë të madhe prej 5 km me tuba ku kalon birra. Një model ky që po e shikojnë me interes edhe qytete të tjera.
Birra u shpik në Mesopotaminë antike, ku tani është e ndaluar
Shkenca duke analizuar kanat qeramike ka arritur të zbulojë se fermentimi i parë i drithërave daton 7.000 vite më parë në territoret ku sot ndodhet Irani, vendi ku birra është e ndaluar dhe nëse të kapin të pish atë dënohesh dhe përfundon në burg. Por në vende të tjera birra ka festa kombëtare: Si në Myhih të Bavarisë deri në Qingdao në Kinë.
Në Mesjetë ishte pija më e preferuar
Në Mesjetë birra bënte pjesë në dietën e disa vendeve për kaloritë e saj të shumta dhe vlerat ushqyese. Ishte e përhapur sidomos në veriun e Europës. Në disa vende preferohej në vend të ujit, pasi ishte e vështirë të garantoje ujë të pastër.
Vendi që pi më shumë birrë? Çuditërisht është …Kina
Në vitin 2011 tregu vendas kinez kërkoi prodhimin e 490 milionë hektolitra birre (për një vlerë prej 55 miliardë eurosh). Dhe firmat më të mëdha të birrave prej kohësh prodhojnë birra speciale vetëm për kinezët. Por rekordi i pirjes së birrës për frymë i përket Republikës Çeke me 159 litra për person kundër 36 litra për person në Kinë.
Reklama më e lashtë
Reklama më e lashtë e birrës daton 4000 vjet më parë në një pllakë argjile. Ajo paraqet një grua që mban në duar dy shishe birre dhe si diçiturë ka fjalinë: “Pini birrë Ebla, birrë me zemër luani”.
Piramidat dhe birrat
Punëtorët egjiptianë pinin rreth katër litra birrë në ditë, teksa ndërtonin piramidat e famshme të Egjiptit, pohon arkeologu Patrick McGovern nga Universiteti i Pensilvanisë.
Sherri i parë prej birrës
Në vitin 2000 përpara Krishtit, është shënuar incidenti i parë i shkaktuar nga një i dehur. Një burrë ia mbathi së bashku me një murgeshë, por më pas u kap dhe u kryqëzua në portën e lokalit ku ai u deh.
Ekzistojnë 400 lloje birrash
Ekzistojnë rreth 400 lloje birrash në të gjithë botën. Belgjika ka llojet më të individualizuara. Në Britaninë e Madhe, mendohet se çdo vit, 93.000 litra birrë mbeten në mustaqet e atyre që i konsumojnë.
Birra më e shtrenjtë
“Vieille Bon Secours” është birra më e shtrenjtë. Kushton 1000 dollarë një shishe dhe shitet vetëm në një bar në Londër.
Fabrika më e vjetër
Mendohet se bujqësia filloi të revolucionarizohet, atëherë kur njeriu ndjeu nevojën për të prodhuar më shumë birrë. Fabrika më e vjetër funksionale e birrës gjendet në Mynih, e krijuar në vitin 1040.