Është shumë e vështirë që në jetë të mund të gjesh njerëz, te cileve u beson plotësisht, megjithatë disa njerëz duket sikur e kanë të shkruar në “ballë” këtë fakt.
Mund të ndodh që ne t’i neglizhojmë shumë faktorë, por këtyre njerëzve mos u besoni kurrë.
– Ju përgjigjen orë me vonë kur i keni shkruar, ndërkohë që kur janë me ju nuk e lëshojnë për asnjë moment telefonin nga dora.
– Mos i besoni asnjëherë një personi që ju e shihni duke gënjyer të tjerët në mënyrë të vazhdueshme.
– Nëse një person ju lë në baltë për të dytën herë, mos i besoni më. E para ishte paralajmërim dhe e dyta mësim.
– Nëse dikush thyen premtimet e dhëna ndaj jush, bëni mirë të mos i besoni më herën tjetër.
– Një tjetër kategori njerëzish që nuk duhet t’i besoni kurrë janë gënjeshtarët dhe tradhëtarët. Nëse ia bëjnë dikujt tjetër, do ta bëjnë edhe me ju.