Fatkeqësisht, ndodh që lulet të fillojnë të vyshken nga arsye të panjohura. Kjo mund të ndodh nga dëmtues të imët, mizat e vogla, të cilat vështirë shihen me sy.
Fatmirësisht, ekziston një truk i thjeshtë i cili ju mundëson që shpejt t’i hiqni qafe mizat e vogla nga saksitë e luleve.
Për t’ia arritur këtij qëllimi ju nevojiten vetëm disa fije shkrepëseje të zakonshme.
Ngulni me kokë në dhe në distancë prej 5 cm nga skaji i saksisë dhe ujitini lulet. Pas dy ditësh, zëvendësoni fijet e shkrepëses me fije të reja, ndërsa pas dy ditësh mizat do të zhduken.
Përse duhet vënë fijet e shkrepëses në saksi të luleve?
Fosfori dhe squfuri, të cilët gjenden në kokën e fijeve të shkrepëseve, depërtojnë në dhé në mënyrë të sigurt e lirojnë lulen nga miqtë e paftuar.