Shakatë (pranks) me fëmijët në YouTube mund të jenë shumë gazmore dhe fitimprurëse, por jo pak herë, ato kanë ngritur dhe problematika të rëndësishme.
Një çift i ri në YouTube shkaktoi një varg reagimesh për “shfrytëzim fëmijësh”, pas publikimit të një videoje. Ryan Ploof dhe e fejuara e tij, Danielle, janë dy YouTubers 21-vjeçar, që drejtojnë kanalin e përbashkët “Ryan dhe Daniellle”.
Kanali i tyre ka thuajse 700.000 abonues. Më 6 dhjetor, ata hodhën një video ku shfaqej mbesa 7-vjeçare e Danielle, të cilën e bënë të mendonte se i kishin ardhur periodat e para.
Titulli i videos është: “Prank: Periodat e para në sy të fejuarit tim! *Reagimi më i lezetshëm*”, si dhe fotografia e vajzës së vogël shtrirë në shtrat. Videoja, pak kohë pas publikimit u përfol në Twitter dhe njerëzit janë shumë të acaruar me idenë.
Disa i referohen si “shfrytëzim fëmijësh”. 7-vjeçarja është shfaqur dhe në video të tjera të çiftit. Për shembull, në një video, Danielle përpiqet ta bëjë të fejuarin e saj të mendojë se mbesa është në fakt vajza e saj. Ajo video numëron më shumë se 7 milionë shikime.