Thuhet se femrat flasin më shumë se meshkujt. Duket se ky pohim është i vërtetë dhe atë është munduar ta shpjegojë edhe shkenca.
Për femrat, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat.
Neuropsikiatrja kaliforniane, Louann Brizedine, në librin “Truri femëror”, pohon se truri i një femre dhe truri i një mashkulli ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal. Mesatarisht, një femër shqipton 36 mijë fjalë në ditë, ndërsa meshkujt rreth gjysmën.
Një studim i bërë në Universitetin e Maryland shpjegon shkencërisht, nëse femra flet shumë është meritë e një proteine Foxp2, e cila nga shkencëtarët njihet edhe si proteina e gjuhës.
Foxp2 është e pranishme në sasi më të madhe në trurin e femrës.