Ekzistojnë disa teste të lehta për t’u kryer në shtëpi dhe janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të treguar nëse mjalti që keni marrë në tregun e fermerit ose në dyqanin ushqimor është në të vërtetë mjaltë i pastër.
Hidheni në ujë
Derdhja e mjaltit në një gotë uji do t’ju ndihmojë të tregoni nëse mjalti është i pastër apo jo. Nëse mjalti shpërndahet në ujë, nuk është i pastër. Nëse formon një grumbull në fund të ujit, është e pastër.
Digje
Nëse mjalti nuk digjet nën presionin e zjarrit, nuk është i pastër. Nëse digjet, është i pastër. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të vendosni pak mjaltë në një letër dhe ta digjni për të parë rezultatin.
Vendoseni në gishtin tuaj
Vendos pak mjaltë në majë të gishtit. Nëse rrëshqet nga gishti, nuk është i pastër. Nëse qëndron te gishti, atëherë është i pastër.