Kolegët dhe puna: Të pyesësh “Si je?” dhe ta kesh me gjithë mend

Life style

Kolegët dhe puna: Të pyesësh “Si je?” dhe ta kesh me gjithë mend

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
Foto Ilustrim

Njerëzit kanë një nevojë të lindur për përkatësi ndaj njëri-tjetrit, qoftë ndaj miqve apo familjarëve.

E njëjta gjë ndodh edhe në vendin e punës.

Kur njerëzit e shohin ambientin e punës si vendin e përkatësisë së tyre janë më produktivë, më të motivuar dhe angazhohen më shumë.

Në një studim të bërë nga “EY Belonging Barometer”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u morën 1000 punonjës amerikanë për të kuptuar gjendjet emocionale që krijohen në punë.

Sipas këtij studimi, 62 për qind e njerëzve e shikojnë shtëpinë e tyre si vendin e përkatësisë ndërsa 34 për qind, vendin e punës.  Kjo tregon se shumë njerëz lidhen me ambientin e tyre të punës si të ishte familja e tyre.

Rezultatet e sondazhit treguan një zgjidhje të thjeshtë për të përmirësuar marrëdhëniet: thjesht pyesni kolegun tuaj “Si je?”

34 për qindëshi i të anketuarve që e ndjejnë ambientin e punës si vendin e përkatësisë thonë se i pyesin përherë kolegët e punës nëse janë mirë, si personalisht dhe profesionalisht. Kjo ishte e vërtetë në të gjitha gjinitë dhe grupet e moshave.

Duke njohur punonjësit e tyre në një nivel personal, kompanitë dhe udhëheqësit mund të rrisin ndjeshëm përvojën e punonjësve duke i bërë njerëzit të ndihen të vlerësuar dhe të afërt. Kjo do ta bënte punën akoma më të frytshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat