Kur këta zogj të vegjël shfaqen në jetën tuaj, ata simbolizojnë zhurmën dhe kënaqësinë. Këta zogj janë të palodhur në ndjekjen e ëmbëlsisë. Ata shfaqen në jetën tonë për të na kujtuar të qëndrojmë në rrugën e duhur për atë që duam dhe të shijojmë të tashmen. Ata mund të udhëtojnë mbi 2000 milje nga Amerika Qendrore në Amerikën e Veriut çdo vit vetëm për të arritur destinacionin e tyre. Kjo është gjithashtu një kujtesë për ndjekjen e ëndrrave tuaja dhe mos lejimin e pengesave për t’ju ndaluar pavarësisht distancës. Zogjtë “Hummingbird” janë magjik në mënyrën se si i përdorin krahët e tyre.
Unik Portal ju sjellë 8 mesazhe shpirtërore që këta zogj përpiqen t’ua transmetojnë juve:
– Duhet të jeni më fleksibël me të gjitha ndryshimet në jetën tuaj. “Hummingbirds” janë të çrregullt dhe ata ndryshojnë pozicionet shpejt. A po doni të bëni ndryshime?
– Shto një “ëmbëlsi” shtesë emocionale në jetën tuaj dhe luaj. Ky zog shfaqet për t’ju treguar se si të “thithni” gëzimin në të gjitha fushat e jetës suaj.
– Shprehni dashurinë që ndjeni me ata në rrethin tuaj personal.
– Nuk është magji kur ju përsëritën disa gjëra nëpërmjet brendisë dhe asaj që ndjeni. Kushtojini vëmendje shenjave të përsëritura.
– Blej disa lule. Sillni ngjyrat e natyrës në shtëpinë ose zyrën tuaj. Sytë dhe aroma e luleve ju lartëson në një frekuencë më të lartë.
– Kur një zog shfaqet pranë jush ai është duke reflektuar anën pozitive të jetës duke ju treguar gëzimin në gjëra të vogla. Është e rëndësishme që ju t’i nderoni gjërat e vogla në jetë dhe të lini anash ato të rëndat dhe negativet.
– Jini më të pranishëm. Jini në moment. Merrni kohë për meditim dhe përsiatje jashtë. Jepini vetes dhuratën e qetësisë.
– Përshtatshmëria juaj do të kapërcejë çdo pengesë që po duroni për momentin.
– Kushtojini vëmendje mendimeve tuaja për bollëkun dhe mungesën. Kjo kafshë e vogël e energjisë është një kujtesë se çdo ndryshim në perceptimin tuaj krijon bollëk. Ju bëheni ai që besoni.
Sa herë që e shihni këtë zog të vogël të, pyetni:
-Si po e kaloni kohën tuaj?
-Çfarë po bëni për të gjetur lumturinë?
-A jeni duke qenë autentik me natyrën tuaj të vërtetë?
-A po e jetoni gëzimin që vazhdon të shfaqet në jetën tuaj?
-A jeni gati të jeni më autentik ndaj qëllimit tuaj?
-Nëse diçka nuk po funksionon, çfarë duhet të bësh për të bërë ndryshime të shpejta?
-Si e shihni bollëkun?
-A po meditoni?
-A po argëtoheni?
Këta zogj sjellin me vete frymën e gëzimit dhe të lojës fëmijërore. Ata janë të fortë dhe të ndjeshëm. Kur të shfaqet një zog i tillë kujto forcën tënde, këmbënguljen,durimin dhe të gjitha gjërat që keni kapërcyer në jetën tuaj. Vazhdoni të ecni përpara për të bërë ndryshime në të gjitha pjesët e jetesës tuaj dhe të vallëzoni me secilën melodi që jeta ju dhuron.