Kishim dëgjuar se Viagra shkaktonte probleme tek njerëz që vuajnë nga sëmundje të zemrës, për shkak të sforcimit të pavullnetshëm që u shkakton përdoruesve të saj gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
Por disa kërkues australianë thonë se përdorimi i Viagrës mund të reduktojë edhe shikimin. Është tashmë e njohur se sildenafili, përbërësi aktiv i viagrës, shkakton probleme tek sytë tek njerëzit që vuajnë nga sëmundje të syrit, por edhe tek ata të shëndetshmit.
Mjekët paralajmërojnë se problemet që vijnë përdorimi i Viagrës në sy nuk mund të luftohen as me trajtime të specializuara tek ata persona që vuajnë nga sëmundje të trashëgueshme të syrit dhe që kanë të bëjnë me degradimin e retinës.
Kërkuesit që kryen disa teste tek minjtë, zbuluan se sildenafili shkatërronte qelizat e retinës dhe mund të sillte verbërinë.
Zbulimi i Viagrës përmirësoi jetën e shumë çifteve, por tani atyre u duhet të zgjedhin: qejfin ose shikimin!