KUJDESI PËR LËKURËN E THARË
Personat me lëkurë të tharë duhet pasur kujdes me lëkurën. Për fat të keq, shumica e kozmetikës ndihmon vetëm sipërfaqësisht. Është e vërtetë se parandalojnë tharjen e lëkurës, mirëpo njëkohësisht parandalon edhe frymëmarrjen e lëkurës dhe parandalon lagështinë e nevojshme.
RECETA: VAJ PËR FYTYRË
20 ml badem bimor, 5 ml vaj aguliçeje, 10 pika vaj eterik të farave të karotës, 5 pika vaj eterik të kamomilit. Masën e vendosni në fytyrë, dy here në ditë me një shtresë të hollë.
KUJDESI PËR LËKURËN E YNDYRSHME
Lëkura e yndyrshme është pasojë e gjëndrave të djersitjes që dhurojnë dukjen si një fytyrë që shkëlqen. Një lloj si ky i lëkurës paraqet problem estetik, të cilin femrat e mbulojnë me pudër, duke e konsideruar si zgjidhje të përkohshme. Pudra nuk ndihmon në zvogëlimin e sekretimit të yndyrës, por fizikisht e thith atë, duke mbyllur poret, që vështirëson funksionimin normal të lëkurës.