Në bazë të pretendimeve të shkencëtarëve, Kleopatra ka pasur të drejtë kur ka thënë që parfumi e ka fuqinë që t'i bëjë femrat më tërheqëse. Ajo nuk ishte mbështetur vetëm në dukjen e saj, pasi që ka besuar që aroma e mirë ka qenë çelësi kryesor për të depërtuar në zemrat e meshkujve.
Njerëzit reagojnë ndaj aromës së një personi të caktuar, për shkak se hunda është e lidhur edhe me pjesën e trurit, që bën veprime të pavullnetshme.
"Fuqia e mendjes është shumë e madhe. Nëse e pëlqejmë aromën e dikujt, ata menjëherë bëhen më tërheqës në sytë tanë", ka thënë Roja Dove, eksperte e parfumeve. Sipas saj, vanilja, një përbërës i rëndësishëm i parfumeve, është një aromë e ndërlidhur fuqishëm me kënaqësinë. Sa herë që nuhatet një aromë e tillë, mendja shkon tek ndjenjat e lumturisë dhe na kthehen kujtimet e fëmijërisë.
Në anën tjetër, livanda, një tjetër përbërës i rëndësishëm i parfumeve ka rezultuar të ndikojë në qetësimin e mendjes, ndërsa aromat citrike shfaqin imazhin e shëndetit dhe të pastërtisë. Për më tepër, ekspertët pretendojnë që aroma e parfumeve është aq e fuqishme saqë mund të bëjë që një femër të duket më e re, më tërheqëse dhe më e hollë sesa që është. Më poshtë mund t'i gjeni parfumet e preferuar të Roja Dove-s, për të cilët mendon që krijojnë efektet e lartpërmendura.