Pos se më së miri tregojnë vitet, duart flasin shumë për një person, se sa shumë përkujdeset për veten, me çfarë pune merret, a është e dashuruar. Pikërisht për këtë, duart kanë nevojë për shumë kujdes. Pra, nëse dëshironi duar të bukura dhe të duken si duart e një adoleshenteje, përcillni këshillat LYENI ME VAJ ULLIRI Vaji i ullirit është i hatashëm. Do t'ju shërbejë për sallatë, për ruajtjen e çizmeve tuaja të preferuara, por edhe të kujdeseni për duart tuaja.
GJATË NATËS MBANI DOREZA PREJ PAMBUKU
Para gjumit i lyeni duart me një losion sipas dëshirës tuaj, e më pas vini doreza prej pambuku. Me doreza, losioni për hidratim nuk do të ketë nga t'ia faj, pos të thithet në duart tuaja.
PAKËSONI TEMPERATURËN E BANJËS
Uji tepër i ngrohtë është armiku i lëkurës. Duart tuaja më së shumti kënaqen me ujë të vakët.
DERISA PASTRONI NËPËR SHTËPI MBANI DOREZA PREJ GOME
E dini si thonë, më mirë të parandaloni si të shëroni? Edhe ne mendojmë ashtu. Mënyra më e mirë për të parandaluar plakjen e duarve është që t'i mbroni gjatë kontaktit me ambientin dhe faktorët e jashtëm. Prandaj, pa marrë parasysh a ngjyrosni flokët apo lani enët, mbani doreza të gomës.