Ja si t'i thani thonjtë e lyer lehtë dhe shpejt

Life style

Ja si t'i thani thonjtë e lyer lehtë dhe shpejt

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:38

Nguteni për në ndejë, shoqëria po ju pret, e ju i jeni qasur rregullimit në momentin e fundit. Kurrsesi nuk dëshironi të dilni nga shtëpia pa i ngjyrosur thonjtë.

Ja disa këshilla të shkëlqyeshme që në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë t'i thani thonjtë: Thonjtë e lyer gjithmonë dhurojnë një dukje të mirë dhe ndikojnë që edhe të ndiheni mirë dhe seksi.

Mirëpo, kohë për tharjen e thonjve nganjëherë nuk kemi. Por, kemi zgjidhjen se si llaku në thonj të mos jetë problem. Në një enë hidhni pak ujë dhe disa kubëza akull.

Aty mbani thonjtë e lyer deri të thahen. Lyeni secilin thua me vaj ulliri apo luledielli dhe e lini për dhjetë minuta. Më pas i shpëlani me ujë të vakët. Llakun në thonj mund ta thani edhe me tharës të flokëve, por vetëm me të ftohtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat