Qerpikët e gjatë, të trashë, janë ëndërr e secilës femër. Nëse edhe ju i dëshironi të tillë, e nuk i pëlqeni ata artificialë, provoni preparatin që mund ta përgatisni vetë në shtëpi.
Paketimin e zbrazët të maskarës së vjetër apo shishen e pastruar të llakut për thonj mbusheni me këtë përgatitje: - 1/4 e shishes vaj ricinusi.
1/2 e shishes vaj vitamina E, - 1/4 e shishes xhel aloe vera. Mbylleni mirë shishen dhe e përzieni mirë. Me brushën e maskarës së vjetër apo me atë të llakut këtë përzierje e aplikoni në qerpikë për çdo mbrëmje para gjumit në një periudhë kohore prej një muaj.
Vaji i ricinusit i bën më të trashë qerpikët, vitamina E përshpejton rritjen e xhelit nga aloe vera i zgjat.