Meditimi ka shumë anë pozitive, dhe ky artikull do iu ndihmoj që të kuptoni si të filloni meditimin nga e para.
Meditimi është një metodë e trajnimit të mendjes. Njësoj si e trajton palestra trupin, meditimi e trajnon mendjen
Në traditën budiste, fjala meditim është e barabartë me fjalën sport për ne, pra nuk është vetëm një gjë, është një grup i aktiviteteve
Llojet e ndryshme të meditimit kërkojnë aftësi të ndryshme mendore. Është shumë e vështirë për një fillestarë të qëndroj për orë të tëra i ulur në një vend duke e mbajtur mendjen e zbrazët nga çdo mendim.
Prandaj, fillestarët fillojnë trajnimin tyre duke kontrolluar vetëm frymëmarrjen për tu koncentruar.
Meditimi i koncentrimit
Ky meditim përfshinë fokusimin në një pikë të vetme. Kjo mund të jetë frymëmarrja, përsëritja e një fjale apo mantre (mantra është fjalë apo frazë e cila përdoret në budizëm për të ndihmuar me koncentrimin), të shikoni flakën e qiririt, dëgjimi i një gongu që përsëritet, apo numërimi i rruazave të një tespihe.
Fokusimi i mendjes mund të jetë sfidues për një fillestar, dhe mund të meditoni vetëm për disa minuta në fillim, por me kalimin e kohës mund të punoni në zgjatjen e kësaj kohe
Në këtë mënyrë ju mund të përqendroni vëmendjen në një objekt nëse e gjeni veten duke menduar gjëra të tjera, dhe nëse keni shumë mendime, nuk i luftoni por thjeshtë i lëshoni.
Me këtë lloj meditimi ju do të përmirësoni aftësinë tuaj për tu përqendruar.
Meditimi i vëmendjes
Ky meditimi e shtynë praktikuesin të observoj mendimet teksa ato kalojnë nëpër mendje tonë. Qëllimi nuk është të përfshiheni me këto mendime, por thjeshtë të jeni të vetëdijshëm për çdo mendim që kalon në mendje tuaj.
Kur praktikoni meditimin e vëmendjes, ju mund të shihni se si mendimet dhe ndjenjat tuaja lëvizin në struktura të caktuara, transmeton lajmi.net. Me kalimin e kohës do të kuptoni më shpejtë se cilat mendime janë të këndshme dhe të pakëndshme.
Metoda të tjera të meditimit
Ka shumë metoda meditimi, për shembull meditimi i përditshëm që praktikohet nga murgjit budist, fokusohet në kultivim dhe mëshirë.
Kjo do të thotë të mendoni ngjarje negative, dhe me anë të dhembshurisë ti ktheni ato në mendime pozitive.
Benefitet e meditimit
Ulë presionin e gjakut
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Ulë rrahjet e zemrës
Djersiteni më pak
Ngadalëson frymëmarrjen
Largon ankthin
Ndiheni më të shëndetshëm
Largon stresin
Thellon relaksim
Si të meditoni?
Këto teknika do iu ndihmojnë në fillimet e meditimit tuaj
Uluni ose shtrijuni në një pozicion të rehatshëm.
Mbyllni sytë.
Mos u përpiqni të kontrolloni frymëmarrjen, thjesht merrni frymë natyrshëm.
Koncentroni vëmendjen në frymëmarrje dhe si trupi lëvizë me çdo frymë që merrni dhe nxirrni, transmeton lajmi.net. Vërejini lëvizjet e trupit teksa merrni frymë. Gjoksi, shpatullat, kafazi i brinjëve dhe barku. Fokusoni vëmendjen në frymë pa e kontrolluar atë. Nëse mendja shkon tjetërkund, kthejeni përsëri në frymëmarrje.
Në fillim provojeni këtë për 2-3 minuta, dhe me kalimin e kohës mund të zgjasni kohëzgjatjen.