Dashi
Sot do keni një takim aspak të këndshëm përsa i përket një lidhjeje personale. Po kështu, një çështje ekonomike do t’ju rendojë disi pasi ju del nga parashikimi juaj.
Demi
Një plan që kishit ju prishet apo bëheni konfuz, duke pritur ta merrni atë që ju kanë premtuar sidomos në një çështje ekonomike. Po ashtu, një projekt për një udhëtim do të prishet.
Binjakët
Hëna sot në shenjën tuaj ju prish pak qejfin në një çështje pune dhe bashkëpunimi. Diçka nuk shkon mirë. Kujdes në një lidhje erotike, pasi do të ketë paqartësi.
Gaforrja
Një plan rezervë që mbani dhe ju ka lene pak të qetë mendërisht, mund te zbulohet sot dhe t’ju permbysi te gjitha ato qe kishit menduar per te mos rrezikuar ne pune dhe ne jete personale.
Luani
Sot nuk duhet t’i besoni takimeve, flirteve dhe premtimeve sidomos në jetën tuaj personale. Asgjë nuk do të jetë e qëndrueshme. Do të jetë thjesht një kalim momental.
Virgjëresha
Sot mund të bëni një investim të gabuar apo të mbyllni një kontratë të cilën nuk do ta keni studiuar mirë më parë në detaje. Ose disa detaje do t’ju shpëtojnë dhe kjo do t’ju sjellë humbje ekonomike.
Peshorja
Një çështje ligjore apo udhëtimi apo ndryshimi do t’ju joshë në ditën e sotme. Kujdes vetëm që të mos zhgënjeheni në një premtim pune, apo në një takim personal.
Akrepi
Shumë ngaterresa të vogla do sjellin një rrëmuje përpara jush në çështjet ekonomike, të cilat shkojnë e vijnë dhe tek ju nuk arrijnë ashtu siç duhet.
Shigjetari
Nuk do të jeni të qartë në ditën e sotme. Ose mënyra se si të tjerët ju sillen do ju çorientojë më shumë, duke ju prishur hovin dhe planet në përgjithësi.
Bricjapi
Çdo ndryshim sot në lidhje me punën apo çdo devijim programi dhe bashkëpunimi të ri mund të sjellë një pasiguri dhe vonesë në të gjitha gjërat e tjera si ekonomike, ashtu edhe personale.
Ujori
Stabiliteti i ditës lë për të dëshiruar. Kështu që nuk mund të bëni ndryshime mbi ndryshime e plane mbi plane pasi mund të shkaktoni më shumë rrëmuje. Madje duhet të largoni njerëzit e çorientuar.
Peshqit
Një investim sot në shtëpi apo në një ndryshim projekti pune do jetë fare jashtë kontrollit dhe do sjellë shumë pasiguri në veprimet e mëtejshme. Kujdes çështjet ligjore apo dokumentacionet.