Shtresat e yndyrave në shporet mund të paraqesin ankth të vërtetë. Madje jo vetëm në shporet, por edhe në sipërfaqe të tjera në kuzhinë.
Po ju paraqesim mënyrën e thjeshtë të eliminimit të yndyrave nga sipërfaqet e kuzhinës, posaçërisht ka efekt në shporet.
Nevojiten:
Disa pika alkool medicinal,
Tuferët (apo sfera të pambukta),
Brusha e vjetër e dhëmbëve.
Lexoni edhe:
Test/ Zgjidhni një pasqyrë dhe zbuloni se si dukeni ju në sytë e botës
Procedura:
Qitni alkool në pambuk, fërkojeni nëpër sipërfaqe të ndotura dhe prisni disa minuta. Pastaj njomeni brushën e dhëmbëve në alkool dhe gjithashtu fshini pjesët e ndotura.
Pas kësaj fshijeni sipërfaqen me leckë pambuku apo me sfungjer të thatë.
Vërejtje:
Kushtoni kujdes që alkooli të mos dëmtojë sipërfaqen të cilën planifikoni ta pastroni.
Para pastrimit sigurohuni që në vendet më pak të dukshme a po lë gjurmë alkooli dhe a mund ta dëmtojë sipërfaqen (nuk do të duhej të përdorni alkool në sipërfaqe me shkëlqim të lartë apo në sipërfaqe me llak).
Për arsye sigurie mos pastroni me alkool burimet e ngrohjes, posaçërisht shmangni pastrimin e kuzhinës nëse është e aktivizuar pllaka e gazit.