“Lash të dashurën e mrekullueshme për t’u kthyer tek gruaja dhe fëmijët e mi, por jam i shqetësuar se kam bërë një gabim të tmerrshëm”,- kështu e nis rrëfimin e tij 41-vjeçari për “Dear Deidre”, një nga rubrikat e “The Sun”.
“Gruaja ime është 40 vjeç dhe kemi qenë të martuar që nga viti 2003. Jam ndjerë i pavlerësuar nga ajo për vite me radhë.
Lash atë dhe dy fëmijët tanë, të cilët sot janë të dy adoleshentë, dy vite më parë. Takova një grua tjetër 6 muaj më vonë. Ajo është 37 vjeç dhe shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin.
Isha i lumtur si kurrë më parë dhe vendosëm që të bashkëjetonim. Por, u ndjeva fajtor për familjen, veçanërisht për djemtë e mi, prandaj e lash të dashurën dhe u ktheva në shtëpi para Krishtlindjeve. E dashura ime u shkatërrua.
Familja imë është e lumtur që u ktheva, të paktën djemtë janë, por ndihem shumë i lënduar sërish.
Jam munduar t’i tregoj gruas sime se çfarë po më bën kaq të palumtur, por duket e pamundur që ajo të ndryshojë dhe më mungon kaq shumë e dashura ime”.
Nisur nga ajo që 41-vjeçari rrëfeu, “Dear Deidre” i shkruan:
“Ka të meta si në qëndrimin tuaj, ashtu edhe në largimin që keni bërë.
Është me rëndësi jetike që ju të merrni një vendim më të cilin mund të jetoni, ose rrezikoni të dëmtoheni rëndë emocionalisht, e sidomos djemtë tuaj.
Ju përsëri mund të jeni një baba i përkushtuar edhe nëse ndaheni nga nëna e tyre, prandaj ju duhet të bëni një zgjedhje”.