Një prej këtyre gjërave është scrubi me kafe, i preferuari i të gjithëve, madje edhe i vajzave të famshme.
Armiku numër një i celulitit është kafeina, e cila siguron antioksidantë në lëkurë kur aplikohet. Prandaj maskat dhe kremrat më të mirë anticelulit kanë si bazë kafenë. Një prej këtyre ‘scrub-eve’ i sugjeruar nga “Elle.com” është ai me kafe, vaj kokosi dhe kripë deti.
Duke masazhuar çdo zonë problematike me këtë ‘scrub’, ju do të stimuloni qarkullimin e gjakut, i cili do të tendosë lëkurën.
Për një efektivitet më të lartë, bëni si Miranda Kerr dhe Elle Macpherson: Investoni në një furçë të thatë, e cila ndihmon gjithashtu në qarkullimin e gjakut.
Çfarë ju duhet për përgatitjen e ‘scrub-it’?
1 filxhan me mbetje kafeje
6 lugë gjelle vaj kokosi
3 lugë gjelle kripë deti ose sheqer
1 kavanoz bosh
1 furçë e thatë (opsionale)
Hapi 1
Hidhini përbërësit e thatë në një filxhan ose tas të madh matës.
Hapi 2
Shkrini vajin e arrës së kokosit në mikrovalë nëse është i ngurtë dhe shtojeni në përzierje.
Hapi 3
Përziejini mirë.
Hapi 4
Hidheni përmbajtjen në një kavanoz.
Hapi 5 (opsional)
Para se të futeni në dush, përdorni furçën tuaj të thatë për të eksoliuar dhe stimuluar qarkullimin e gjakut. Fërkoni lehtësisht me lëvizje rrethore në çdo zonë problematike, ose në të gjithë trupin tuaj.
Hapi 6
Në dush, aplikoni ‘scrub-in’ në zonat me celulit. Masazhojeni mbi lëkurë në lëvizje rrethore përpara se ta shpëlani. Përsëriteni sa herë që bëni dush për rezultate më të mira.