Për shumicën e njerëzve, tradhëtia është pabesia më e madhe dhe duhet t’i japë fund një lidhjeje në moment, por sipas një guruje të marrëdhënieve, tradhëtia s’nënkupton domosdoshmërisht fundin e lidhjes, në fakt mund ta bëjë atë më të fortë.
Esther Perel, terapiste e seksit dhe lidhjeve, këmbëngul se tradhëtia mund të jetë e shëndetshme, sepse e bën një çift të forcojë lidhjen, veçanërisht në varësi të mënyrës si e përballojnë çiftet zbulimin e saj.
“Është e vërtetë që shumë tradhëti të shoqëruara nga gënjimi, vetëgënjimi dhe sherret çojnë në ndarje, por disa të tjera në pajtime përforcuese nëse përballja me rastet përçon rrëfimin, pendesën dhe ndjesinë e të vërtetës tek të dy” tregon ajo
Perel nuk justifikon tradhëtinë, por thekson se kjo nuk e përcakton nëse çifti është më i mirë apo më i keq.
Sipas saj njerëzit duhet të kenë të qarta vendimet që do të marrin dhe pasojat që vijnë pas ndarjeve, ndaj trajtimi i rasteve duhet të jetë shumë i kujdesshëm nga çiftet.
Në varësi të sjelljes pas zbulimit të tradhëtisë, ndarja nuk ka pse të jetë i vetmi opsion sepse ndonjëherë lidhja pas tradhëtisë bëhet më e fortë dhe më e thellë se ajo e mëparshmja, sipas saj.