Njohim tashmë shumë tradita të kohëve të fundit nëpërmjet të cilave mund të mbyllim një vit dhe të nisim një tjetër. Por, a njihni disa tradita deri diku ‘antike’ që përdoreshin për të sjellë sa më shumë të mira në vitin pasardhës?
Romakët e lashtë për shembull, përdornin ‘STRENNA’-n. Një lloj ëmbëlsire/tortë kjo që edhe tani në shumë vende të Italisë është ende traditë të dhurohet si për Krishtlindje apo për Vit të Ri. Strenna është një tortë e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe sigurisht të gjithë do të donim momente të ëmbla në jetë, kështu pse jo t’i ‘ndjellim’ këto duke i dhuruar personave që duam Strennan e famshme.
Djegia e vitit të ‘vjetër’
Po po, lexuat mirë. Viti i ‘vjetër’ mund të digjet. Sipas një tradite shumë vende si Belgjika apo Irlanda krijojnë një dordolec pra një kukull lecke dhe e djegin kur ora shënon 00:00.
Në Irlandë gjithashtu ekziston ende tradita e ndezjes së zjarrit. Ndizet një zjarr dhe të gjithë festojnë rreth tij përfundimin e një viti.
Për të shprehur urimet më të mira kemi shprehjen shumë të dëgjuar ‘Vit I Ri, jetë e re’ pra, festoni si të festoni me apo pa tradita, mjafton ta mirëprisni 2021 me shpresën se cdo gjë do të jetë më mirë se viti qe kaluam.